E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca gjyqësore për Gërdecin

Është shtyrë sërish për ditën e sotme seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Vendimi i morr nga trupi gjykues i cili theksoi se senca shtyhet për arsye se ka përfunduar orari zyrtar dhe dëshmitarët nuk mund të qëndrojnë më vonë.
Ndërkohë në seancën e sotme ka dëshmuar drejtori i fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli si dhe Zamira Durda, banore e këtij fshati që humbi djalin, babanë dhe kunatën në këtë tragjedi.
Drejtori i fabrikës së Gërdecit ka deklaruar se mban përgjegjësi për drejtimin e fabrikës.
Ndue Nikolli, ish -punonjës në fabrikën e demontimit ka dëshmuar se për të filluar punë kishte takuar Sokol Gjecin, Mihal Delijordhin dhe Dritan Minxhollin. Ai tha se në punën e tyre transportonin karroca me barut. "Ditën e tragjedisë pashë zjarr në mes të barutit", shtoi ai. Sipas tij, një punëtor po tentonte të fikte zjarrin.
Ndëkohë trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet në 11 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›