Ekstradohet nga Italia i dënuari për vrasje
Ai u ekstradua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me një vendim të datës 13.07.2009, ka vendosur deklarimin fajtor të shtetasit Vigani (Prekndreaj) për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe të armëmbajtjes pa leje, duke e dënuar atë me 25 vjet burgim.
Ngjarja për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 02.02.2003, në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Padovës në Itali, në një kompleks lodrash, ku shtetasit Artur Vigani (Prekndreaj) ka vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar Ilir Gorgeja dhe ka plagosur po me armë zjarri shtetasin tjetër shqiptar Arben U.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, në sallën e një lokali ku dy grupe shqiptarësh, në gjendje të dehur janë grindur për mosmbylljen e lokalit në orarin e caktuar dhe më pas i ekstraduari Artur Vigani (Prekndreaj), i cili ka qënë prezent në lokal, ka qëlluar me armë ndaj shtetasit Ilir Gorgeja dhe më pas ndaj shtetasit Arben U., i cili kishte ndërhyrë për të shuar sherrin.
Pas ngjarjes shtetasi Artur Vigani është larguar dhe është hetuar në mungesë nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër, bazuar në kallëzimin e bërë ndaj tij me datë 17.08.2006 pranë këtij institucioni. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 06.08.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasi.
2010-12-31 10:18
[