E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: E presim 2011 me krenari dhe zhvillim

Ndër të tjerash, Berisha përmendi edhe reformat e ndërmarra gjer më tani nga qeveria.

“Ne me punën, përkushtimin dhe reformat tona, sonte festojmë më të lirë dhe më me dinjitet sa kurrë më parë. Kjo, sepse ne arritëm që në vitin 2010 të shembim një mur shekullor izolimi por edhe paragjykimesh që na rrethonte dhe të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura të jetës sonë, atë të lëvizjes sonë të lirë dhe dinjitoze në mbarë hapësirën europiane. Në memorien e secilit prej nesh  dhe të historisë sonë, viti 2010 do të shkruhet me gërma të arta si viti i paharruar, viti i lëvizjes sonë të lirë në mbarë Europën. Shqipëria europiane, integrimi europian janë dhe mbeten projekti ynë më madhor për vitin 2011 e në vazhdim”, ka thënë ai.

Kryeministri shtoi më tej se gjatë vitit që lamë pas të ardhurat buxhetore u rritën dhe se ekonomia shënoi ritme zhvillimi. “Ne e presim Vitin e Ri me besim të madh dhe krenar për veten dhe njëri tjetrin,  punën tone, sepse ne po shndërrojmë në realitet projektin, ëndrrën e Shqipërisë dixhitale. Këtë vit, me një rritje marramendëse,  numri i përdoruesve të internetit tek ne arriti në mbi 1,3 milion qytetarë, pra afër  mesatares europiane, dhe kjo nga vetëm 4,8% që ishte 5 vjet më pare. Sot 34,2 % e shqiptarëve përdorin Facebook për të komunikuar me njëri tjetrin, duke parakaluar kështu shumicën e kombeve më të zhvilluara të Europës”, vijoi kryeministri.

                                                                                             2010-12-31 16:21
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›