Policia nis verifikimin e "njerëzve të luksit"
Policia e Shtetit ka nisur të skedojë të gjithë personat që bëjnë jetë luksi dhe që në realitet nuk u rezultojnë burime se nga u vijnë të ardhurat. Kjo u bë e ditur nga kreu i Policisë së Shtetit, pak ditë më parë, i cili deklaroi se ky fenomen ka qenë shqetësues për uniformat blu prej kohësh në shumë aspekte. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi se në sitën e policisë po kalojnë sidomos personat që shohim çdo ditë me makina luksi apo me prona, që nuk dihet sesi janë përfituar. Nga të dhënat mësohet se prej pak kohësh, policia ka nisur një punë operative, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha qarqet e tjera, për të verifikuar pasuritë e dyshimta.
Specialistët e pastrimit të parave kanë ndërtuar edhe mënyrën e kësaj pune, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera shqiptare. Sipas tyre, shpeshherë shihen nëpër rrugë, djem të rinj me makina luksoze, që në tregun ndërkombëtar arrijnë çmime nga 50-100 mijë euro. Këta persona, në të vërtetë, nuk rezultojnë të kenë ndonjë pasuri të trashëgueshme, biznese fitimprurëse, apo vende pune luksoze me fitime të mëdha. Edhe llogaritë bankare të tyre nuk e justifikojnë një jetë luksi. Në këtë moment lindin dyshimet se këto para janë krijuar në rrugë të dyshimta dhe me mjete të jashtëligjshme. E njëjta gjë vlen edhe për persona të tjerë, që kanë ndërtuar biznese apo kanë blerë prona të ndryshme, duke mos ditur të argumentojnë burimin e të ardhurave. Në këto kushte, policia dyshon se paratë e investuara në këto lloj pronash kanë prejardhje kriminale. Për këtë arsye, në rrugë operative ka nisur edhe verifikimi i tyre, duke skeduar "biznesmenët" që nuk pyesin për krizë.
Veç policisë, për një punë të tillë po bashkëpunohet edhe me prokurorinë, sidomos për persona që kanë qenë emigrantë, ose individët, që pretendojnë se të ardhurat vijnë nga emigrimi. Shumë të rinj me makina luksoze deklarojnë rëndom se mjetet i kanë siguruar nga të ardhurat e të afërmve të tyre që punojnë jashtë vendit. Detyrimisht ka lindur nevoja e bashkëpunimit edhe me homologët ndërkombëtarë. Për këtë çështje, Prençi ka deklaruar se ka një bashkëpunim të mirë me strukturat homologe në shumë vende të Perëndimit, duke mos lënë mënjanë edhe ato të rajonit. Më tej, specialistët shpjegojnë se këtu dalin edhe problemet që kanë emigrantët shqiptarë me drejtësinë e vendeve të tjera, duke ndihmuar respektivisht si vendin tonë, ashtu edhe zbardhjen e mekanizmave kriminale në vendet e tjera. Siç dihet, shpeshherë, Shqipëria është përfolur si vend për pastrim parash nga emigrantët problematikë në vendet e tjera të botës. Specialistët shpjegojnë se një ndihmë të madhe për këtë punë jep edhe baza e të dhënave të shqiptarëve me shenjat e gishtave.
Veç këtyre fakteve, dihet se shumë shqiptarë janë skeduar si të dyshuar jashtë vendit tonë, e me këtë skedim edhe në Shqipëri, mund të zbulohet se ata mund të kenë qenë të inkriminuar në vepra të ndryshme penale. Vitin e kaluar, prokuroria nisi verifikime për shqiptarët që kanë qenë emigrantë në Angli, duke bashkëpunuar me drejtësinë britanike. Kjo, pasi nga hetimet e përbashkëta është konkluduar se organizatat kriminale në Angli kanë shtrirje në disa vende, përfshi edhe Shqipërinë si një pikë transiti të trafiqeve të ndryshme. Nga hetimet e kryera atje të drejtësisë angleze, është konstatuar se gati të gjithë shqiptarët e dyshuar dhe të akuzuar si pjesë të bandave kriminale, nuk kryejnë punë të ligjshme. Madje, për të fshehur në dukje aktivitetin e tyre kriminal, ata regjistrohen si të papunë dhe //////////trajtim social. Policia shpjegon se e njëjta gjë funksionon edhe në vende të tjera. Nga fitimet e dyshuara se vijnë nga punë të paligjshme, ndërtohen biznese në Shqipëri, apo investohen në prona të ndryshme.