Merren në mbrojte dy gra të keqtrajtuara nga burrat
Dy gra janë marrë në mbrojtje nga policia, pasi njëra është dhunuar fizikisht nga i shoqi dhe tjetra është kërcënuar me thikë. Ngjarjet kanë ndodhur dy ditë më parë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një nga bashkëshortët dhunues. Sipas të dhënave hetimore, nga Komisariati nr. 4 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Lubjana Myslym Togra, 49 vjeçe, banuese në rrugën "Qemal Stafa", sepse bashkëshorti Fatmir Togra, 54 vjeç, me arsim 8 klasë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ndërsa nga Komisariati nr. 5 në Kamzë është shpallur në kërkim Isuf Prençi. Policia shpjegoi se ndaj këtij personi, i cili është 60 vjeç, ka filluar procedim penal, sepse në orën 09:00 të së shtunës në banesë ka goditur me grushte dhe kanosur me thikë bashkëshorten Fatmira Maliq Prençi, 60 vjeçe.