E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia nuk prangos 6 gardistet prokuroria refuzon ti pyes

PROKURORIA


TIRAN- Dalin detajet e para mbi ngjarjen ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku eshte tentuar nje zgjidhje jo e ligjshme per te bere te mundur marrjen ne pyetje te gardisteve per te cilet eshte leshuar urdher-ndalimi per vrasjet dhe plagosjet e 21 janarit. Gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes ndaj te cileve prokuroria e kryeqytetit ka leshuar urdher-ndalimi si te dyshuar per pasojat e demonstrates se 21 janarit jane paraqitur para prokuroreve me uniforma dhe me arme ne brez ne Drejtorine e Policise.
Ka qene ora 21 e darkes se merkure kur ne telefonin e drejtuesit te Prokurorise se Tiranes prokurori z.Sokol Malaj ka ardhur nje telefonate nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. E kane njoftuar se gjashte gardistet per te cilet jane leshuar urdher-ndalimet ndodheshin ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit. Prokurori Malaj i shoqeruar nga tre prokurore te tjere dhe kater oficere te policise gjyqesore qe jane pjese e grupit hetimor te zbardhjes se pasojave te demonstrates se 21 janarit per pak minuta kane mberritur ne ambientet e policise se kryeqytetit. Aty ndodhej e pranishme edhe perfaqesuesja e ambasades se SHBA-se.


I shoqeruar nga shtetasja amerikane dhe me ndermjetesimin e kesaj te fundit prokurori Malaj eshte takuar fillimisht me drejtorin e policise se kryeqytetit z.Sajmir Mucaj. Pikerisht ne zyren e tij ndodheshin gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes. Kane qene te gjithe te veshur me uniforme ushtarake dhe me pistoleta ne brez.
Kryeprokurori Malaj i ka kerkuar shpjegime nga drejtori i Policise z.Sajmir Mucaj pse gjashte te ndaluarit kane te veshur uniforme dhe pistoletat ne brez. Reagimi i drejtorit Mucaj ishte se ata nuk jane te arrestuar por kane ardhur te japin shpjegime dhe pas protestes se neserme djeshme do te dorezohen vete- mesohet se i eshte pergjigjur drejtori Mucaj prokurorit Malaj.


Sipas ketyre burimeve i ndodhur ne keto kushte kryeprokurori i Tiranes ka kerkuar qe gjashte gardisteve tu vihen prangat pasi ka nje urdher-ndalimi dhe vetem pas kesaj sipas ligjit mund te zhvillohej seanca e marrjes ne pyetje. Por kete urdher-ndalimi drejtori Mucaj ka refuzuar ta zbatoj duke thene se mbeshtetej ne nenin 254 te Kodit te Procedures Penale. Ky eshte neni i permendur edhe nga Sali Berisha pak dite me pare ne nje konference per media si justifikim per reagimin e paprecedente te Ekzekutivit per te mos zbatuar nje urdher te Drejtesise.


Prokurori Malaj ne prezencen e perfaqesueses se Ambasades se SHBA-se ka kembengulur qe te kryet arrestimi i tyre dhe me pas te japin shpjegime per ngjarjen. Ne te kunderten sipas pretendimit te prokurorit ne asnje menyre te shpallurit ne kerkim nuk do te merren ne pyetje.


Nuk shkel ligjin nuk bej pakte jashte kuadrit ligjor- mesohet te jete shprehur prokurori Malaj duke paralajmeruar drejtorin Mucaj se moszbatimi i urdhrit te prokurorise eshte veper penale. Pas tre ore debatesh dhe diskutimesh mes drejtorit te Policise Mucaj prokurorit Malaj dhe perfaqesueses se Ambasades se SHBA-se prokurori Malaj i shoqeruar nga grupe hetimore eshte larguar nga Drejtoria e Policise duke u shprehur perfundimisht zbatoni urdhrat e ndalimit dhe me pas do te japin shpjegime gjashte drejtuesit e Gardes.

BOX
Qe ne oret e para te mengjesit te dates 22 janar prokuroria ka leshuar urdher-ndalimi per Komandantin e Gardes gjeneral Ndrea Prendi dhe komandantet e pese njesive Dashamir Shehi Alferd Ahmetcenaj Fatos Bushati Altin Kollcinaku dhe Vladimir Dedaj te akuzuar per vrasje ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorim detyre ne baze te Kodit Penal Ushtarak.

BOX
Gjashte gardistet qe jane paraqitur ne Drejtorine e Policise Tirane duke kerkuar te merren ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes kane kerkuar te njihen me provat ndaj tyre duke mohuar qe eshte dhene urdher te qellohet. Prokurori eshte shprehur se me ju do te flas pasi te arrestoheni sipas ligjit. Pasi tju arrestojne do iu ve ne dijeni sic me takon ligji per provat qe pretendoni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›