E Diel, 1 Nëntor 2026

CNN: Përshkallëzohet tensioni në Tiranë, opozita fitoi 70 përqind në zgjedhjet lokale

Rrjeti CNN i ka kushtuar një hapësirë situatës në Tiranë, duke theksuar se të enjten situata është tensionuar së tepërmi, pasi opozita u përplas me policinë jashtë godinës së KQZ. Sipas CNN, këto zgjedhje janë thelbësore për integrimin e vendit. Edi Rama fitoi në Tiranë me 10 vota, thotë CNN, por riformulimi i tabelave të rezultatit nga KQZ mund të nxjerrë fitues kandidatin e qeverisë.

CNN thotë se disa akse rrugore janë bllokuar, ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi. Sipas CNN, opozita ka fituar 70 përqind në zgjedhjet lokale. Tensioni, thotë rrjeti amerikan, ka ardhur që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Ky vend nuk ka mbajtur ndonjëherë zgjedhje të lira e të ndershme, thekson rrjeti amerikan. Në raport përmendet edhe çështja e fushatës së dhunshme, me shpërthime, plagosje e kërcënime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›