Refuzon të pijë alkool me të,i zbraz armën në oborr
09/10/2009 Arrestohet 52-vjeçari, ishte në gjendje të dehur. Alarmohen pjesëtarët e familjes
DURRES- Refuzimi për të pirë alkool në lokalin e fshatit me fqinjin i ka kushtuar shtrenjtë shtetasit Gani T nga Dibra me banim në Vadardhë të Sukthit. Një ditë më parë Enver B. 52 vjeç i lindur në Dibër dhe banues në Varadhë, pasi ka shtënë disa herë me armë automatike në oborrin e shtëpisë së tij ka kapërcyer gardhin dhe ka bërë të njëjtin veprim tek komshiu. Katër gëzhoja arme automatike kallashnikov janë shkrehur në oborrin e fqinjit duke alarmuar të gjithë lagjen. Pjesëtarët e familjes janë mbyllur brenda banese kurse komshinjtë kanë njoftuar policinë. Një orë pas ngjarjes është arrestuar shtetasi Enver B., i cili ka deklaruar në polici se ka qëlluar me armë pasi komshiu nuk kishte pranuar për të pirë raki në lokalin e fshatit. I arrestuari 52-vjeçar thuhet se e ka kryer këtë veprim nën ndikimin e pijes, pasi në mesditë ai kishte pirë sasi të konsideruar alkooli në një lokal në fshatin Kullë dhe që andej ishte nisur për shtëpi. Më pas ai ka takuar fqinjin dhe i ka kërkuar që të shkonte me të në lokalin e fshatit dhe të pinin së bashku. Pas refuzimit të fqinjit, 52-vjeçari është acaruar dhe ka filluar të shtjerë me armë në oborrin e banesës së vet. Më pas ai ka kapërcyer gardhin duke shtënë dhe afër shtëpisë fqinjit. Gjendja e tij e dehur dhe arma që mbante në duar ka frikësuar pjesëtarët e familjes dhe banorët e lagjes, të cilët kanë lajmëruar policinë. Ndaj tij do të nisë procedimi penal. Xh. Gradica