Topi zhvillon nje vizite te Batalioni i Forces Speciale Tokesore ne Zall-Herr
Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, me rastin 2-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, zhvilloi një vizitë pranë Batalionit të Forcës Speciale Tokësore në Zall-Herr, ku inspektoi dhe u njoh nga afër me veprimtaritë e strukturave të këtij batalioni.
Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm zëvendës-ministrja e Mbrojtjes, Suzana Panariti; shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral/brigade Maksim Malaj dhe krerë të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare.
Kreu i shtetit është shprehur se anëtarësimi i vendit në NATO është padyshim një ngjarje tepër e shënuar. Presidenti Topi theksoi se statusi aktual i Shqipërisë në NATO është pasojë e reformave të thella politike dhe ushtarake.
Pas pritjes me truproje nderi, në një nga mjediset e Batalionit, Presidenti Topi u informua nga me përgatitjet dhe stërvitjet e kësaj force për misionet brenda e jashtë vendit, me një efektiv prej mbi 300 personash dhe me aftësi patrullimi në zonat bregdetare, operacione detare anti-terror, shpëtim pengjesh, etj.
Presidenti Topi ndoqi me vëmendje demonstrime stërvitore të qitjeve me armë të këmbësorisë me armatime të reja të standardeve të NATO-s, të çlirimit të pengjeve nga anija me pajisje të sofistikuara, të përgatitjes alpine si dhe të veprimeve të grupit “Komando” gjatë kryerjes se operacioneve speciale në qendra të banuara në luftë kundër terroristëve.