Gjykata e Tiranes liron personin qe qelloi kandidatin e PD-se per komunen e Dajtit
Gjykata e Tiranës liron personin që qëlloi katër herë me armë zjarri ndaj kandidatit të Partisë Demokratike për kreun e komunës së Dajtit.
Ishte prokuroria e rrethit që në seancën e masës së arrestit kërkoi detyrim paraqitjeje për Ylli Hidrin, duke e klasifikuar ngjarjen si kanosje.
Hidri u arrestua nga policia mbrëmjen e 1 Prillit.
Ai u akuzua se pas një debate politik kishte qëlluar me armë të tipit shotgun, kandidatin Besim Kuka.
Fatmirësisht, plumbat nuk e goditën Kukën, ndërsa policia e klasifikoi ngjarjen si tentativë vrasje.
Vetë Kuka në një intervistë për “ABC News” pas ngjarjes deklaroi se kishte qenë pikërisht Hidri, që e kishte provokuar, fyer dhe kërcënuar me armë, para selisë së shtabit të tij elektoral.