Divorci, babai tenton të vrasë djalin

Forcat e RENEA-s gjatë arrestimit të Flamur Smoqit
U pendua për ndarjen nga e shoqja, i ati kundër ribashkimit: Nuk e dua më në shtëpi, ose të vras.
Tri orë ankth e negociata në Shijak, RENEA arreston 49-vjeçarin.
Tri orë ankth dhe negociata në Shijak. Kaq ka zgjatur rebelimi i vjehrrit, i cili nuk donte të rikthehej nusja e djalit në shtëpi. Vendimi i të birit 24-vjeçar për tu bashkuar me ish-bashkëshorten, me të cilën ishte divorcuar rreth 6 muaj më parë, ka irrituar të zotin e shtëpisë, 49-vjeçarin Flamur Smoqi. Sapo i biri i ka komunikuar vendimin, ai ka rrëmbyer automatikun që mbante në banesë dhe kërcënoi djalin se do ta vriste. Janë dashur disa orë negociata mes policisë dhe 49-vjeçarit, që ky i fundit ta heqë dorë nga kërcënimi i familjarëve të tij dhe ti dorëzohet policisë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)