Policia, probleme me Kimin

Me veshje provokuese dhe linja të mira, ndonëse shtatzënë, Kim Kardashian dje ishte në vizitë tek e ëma e saj në Kaliforni.
Gjatë rrugës, derisa ngiste veturën e saj Mercedes, një polic e ndaloi, pasi vlerësoi se xhamat e makinës me vlerë 100.000£, ishin shumë të errësuar.
Sipas ligjit të shtetit të Kalifornisë, xhamat e parë të errësuar në atë masë nuk janë të lejuar.
Por pasi e kuptoi se kush është në veturë, ai i dha vetem një vërejtje duke mos e gjobitur. /Indeksonline/