Masa ndaj Ilir Kumbaros, pritet të jepet vendimi
TIRANË- Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin nda Ilir Kumbaro Kumbaro, ish-agjenti i SHISH i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbim dhe torturë.
Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.
Prokuroria kërkoi masë sigurie gjatë gjykimit të cështjes, ndaj për këtë arsye Kolegjet e Bashkuara janë tërhequr për të marrë vendim nëse masa e kërkuar është e ligjshme.
Nëse kërkesa ëhtë e ligjshme atëherë i hapet rruga për ekstradimin në Shqipëri të Ilir Kumbaros, i cili jeton në Britani.
Prej 15 vitesh Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.
(e.m/BalkanWeb)