Policia rreh banorët në Manëz, Ruli firmosi lejen ditët e fundit në detyrë
Nga Manëz e Kukësit:
Bashkim Shala
Kukes 22 shtator: Telashet nuk kanë të sosur per banoret në veri të Shqipërisë nga lejet që ka dhënë Kocka e Fortë, alias Genc Ruli, në ditet e fundit të qëndrimit të tij si ministër në detyrë.
Policia e Kukesit ka terrorizuar banoret e lagjes Neçaj të fshatit Mamez, duke arrestuar dy prej banoreve të këtij fshati. Shkak per terrorin e policisë ka qenë litari jashtë që ka lënë ish Ministri i Ekonomisë në ditet e tij të fundit si ministër në detyre duke dhënë leje të kunderligjshme per shfrytezim mineralesh në kullotat e lagjes Neçaj të fshatit Mamez.
Nderkohë që dhjetra banorë të Mamezit kanë protestuar natën e së merkures perpara komisariatit të policisë së Kukesit, ku kanë kerkuar lirimin e dy bashkëfshatërve duke akuzuar njeheresh policinë si të lidhur me mafian e mineraleve, por edhe ministrin Genc Ruli i cili ka dhënë një leje shfrytezimi me 01 shtator të vitit 2009 në kundershtim me të gjitha rregullat.
Firma ka paraqitur dokumenta fallso, sikur nuk ka konflikte pronesie dhe sikur është marrë vendimi i komunitetit. Por në të vërtetë banoret e Mamezit prej një viti kerkojnë transparencën e dhenies së kesaj leje dhe anullimin e saj. Thirrjet e tyre nuk janë degjuar, por gjithmonë ndaj tyre është ushtruar dhunë e terror psikologjik e fizik nga ana e policisë. Pas presionit të banoreve policia ka liruar dy banoret e ndaluar, nderkohë që banoret e fshatit Mamez kanë paralajmeruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
Leja e shfrytezimit nga Genc Ruli i është dhënë subjektit Nickelmine me datë 01 shtator, vetëm një javë para marrjes ë votebesimit në parlament si Ministër i Bujqësisë per një sipefaqe prej 2 kilometrash katrorë, ku banoret e këtij fshati kanë kullotat dhe pyllin.
Kjo firmë ka shfrytëzuar për rreth tre muaj ketë zonë mineral mbajtese. Megjithese e ka marrë lejen me dokumenta të fallsifikuara, ajo nuk ka zbatuar as shumicën e kritereve të përcaktuar në leje. Nga punimet e firmes janë demtuar veprat ujitese, shkatërruar mjedisi, demtuar shtepitë nga shperthimet dhe të mbjellat nga pluhuri i krijuar, nderkohë që si pasojë e daljes së helmeve në siperfaqe, banorëve u ka ngordhur bagëtia.
Artikullin e plote dhe faksimilet e dokumentacionit perkates mund ti lexoni neser ne Shekulli Print
***********
Ruli: Jam kockë e fortë për dhëmbët e Ramës
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në një konferencë të posaçme për shtyp ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste i cili i bëri thirrje prokurorisë të marrë të pandehur Rulin për shkelje në detyrë gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Ekonomisë.
Edi Rama e akuzon atë për afera dhe abuzim në çështje që janë të lidhura me minierën e Bulqizës, problem të cilin kreu e konsideron “Gërdecin e heshtur”.
Rule e konsideroi thirrjen se kreut të opozitës si presion ndaj prokurorisë duke shtuar se do të jetë një kockë e fortë.
Ramës i është shndërruar në makth rezultati i njësisë nr.5 që unë drejtova gjatë zgjedhjeve lokale. Vazhdoj të mbetem kockë e sertë për dhëmbët e tij. Kam vazhduar të mos e besoj dhe dëgjoj. Sot të gjithë i njohin aksionet e tij politike, u shpreh Ruli.