Ruçi: Jemi për paketë reformash. Patozi: Nuk lëshojmë pushtet
Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Socialiste Gramoz Ruçi gjatë fjalës në Kuvend është shprehur se opozita kërkon një paketë reformash dhe jo riparime. Ruçi në emër të grupi u shpreh i gatshëm për të nisur të nisur një refromim për insitutcionet e vendit por theksoi se nuk është në Kuvend për të pranuar lëshimet e mxahorancës.
Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga zbatimi i tij. Jemi këtu në sallën e parlamentit për ti zgjidhur dhe plotësuar ato, ja ku na keni, negocioni, na dëgjoni, të punojmë dhe të veprojmë. Nuk jemi këtu të riparojmë se kush do të jetë hajduti i radhës me koncensionet, u shpreh ai duke shtuar se nevojitet paketë reformash për luftën ndaj kriminaliteti dhe korrupsionit.
Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Ruçi tha se opozita ka të drejtën morale për të propozuar emër pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur ata ishin në pushtet. Jemi gati të ulemi të negociojmë për institucionet e pavarura, u shpreh ai.
Përgjigja e kryetarit të grupit të PD-së Astrit Patozi ritheksoi atë që Berisha shprehu nga Nju Jorku se problemi është opozita e cila nuk ofron bashkëpunim.
Opozita humbi shansin për të treguar vullnetin politik. Por kjo seancë e pati një vlerë, u faktoi të gjithëve se ku qëndroi problemi, u shpreh ai. Edi Rama urren parlamentin, ai ëndërron një parlament që i jep atij shumicën, një gjë që nuk do të ndodhë kurrë mesa duket. Nëse do kishte kurs të ri, ajo pritej të ndodhte në këtë sallë.- tha Patozi.
Ai shtoi se maxhoranca nuk pranon bashkëpunimin në këmbim pushtetesh dhe i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për çështjen e integrimit. Për ne, me pak vullnet do të mjaftonte një javë për të përmbushur shumicën e detyrimeve, u shpreh Patozi.
* * * *
Opozita ka kundërshtuar projektligjin Për menaxhimin e integruar të plehrave në seancën e sotme. Sipas deputetëve të majtë, ky projektligj nuk ka të përcaktuar një faturë financiare, çka e vë në dyshim synimin e tij.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, e cilësoi situatën e krijuar sidomos në jug të vendit si një politikë antimjedisore të qeverisë.
Në Vlorë, plehërat janë kthyer në rrezik real për banorët. E njëjta situatë paraqitet në periferi të Sarandës, në Vishk të Himarës, Buzë e Lumit në Orikum etj. Shpyllëzimi i Karaburunit, zhdukja e pyjeve, rrafshimi i Pyllit të Sodës janë disa prej rasteve që tregojnë se për çfarë i duhet Vlora kësaj qeverie, tha Toçi në fjalën e tij para kolegëve.
Ai theksoi se projektligji në fjalë duhet të kthehet dhe të plotësohet duke u konsultuar me ekspertë të pavarur të fushës.
Ndërsa për deputetin Marko Bello, nxitimi për ta kaluar ligjin sa më shpejt dhe mosdëgjimi i zërit të ambientalistëve dëshmon se drafti ka si synim importin e plehërave nga vende të tjera.
Bello u ndal në lulëzimin e tregtisë së skrapit, i kthyer tashmë në babëzi. Shikoni se ca ndodh me skrapin, i cili ka çuar në një babëzi aq të madhe sa edhe hekurudhat po shkatërrohen çdo ditë. Uroj që Parlamenti i ri të mos ketë asnjë copë hekuri se me këtë babëzi do tia sharrojnë brenda natës, tha Bello.
Deputeti socialist theksoi se në projektligjin e paraqitur është hequr me dredhi termi depozitim, duke nënkuptuar se depozitimi i mbetjeve do të bëhet në territorin shqiptar.
Nëse do të miratohej ligji, Shqipëria do të kthehej në një depozitë gjigante të plehërave, përfundoi ai.
Ndërsa ministri Olldashi tha se duhet hequr çdo mëdyshje ndaj këtij ligji. “Në bazë të tij, lejohet importi i mbetjeve të riciklueshme, për të cilat industria vendase ka nevojë. Ky ligj rregullon importin e mbetjeve të riciklueshme dhe janë një kategori e mirëpërcaktuar që do të thotë që jo çdo mbetje është e riciklueshme “.
* * *
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me miratimin e kalendarit 3-javor të punimeve, në të cilin është përfshirë edhe ligji për gjykatat administrative.
Në rendin e ditës janë parashikuar disa ndryshime në 6 kode, nisma të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar për tu miratim.
Në fillim të punimeve është diskutuar projektligjin Për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, i cili është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.
Gjithashtu, në seancën e sotme është parashikuar edhe interpelanca e ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Tekonolgjisë e Inovacionit, e kërkuar nga deputetët e opozitës.
Ministri Petrit Vasili do të japë shpjegime mbi skandalin e tenderit për blerjen e pajisjeve spitalore, ndërsa Genc Pollo do të përgjigjet për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të nisë në fillim të tetorit.
Ditë më parë, deputetë të opozitës kanë paralajmëruar mosvotimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.