E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia rrethon bulevardin, mbi 1 mijë forca në shërbim

Autori i Lajmit: Redaksia

Si rrallë ndonjëherë Tirana është blinduar me forca të panumërta policie, speciale dhe agjentë krimesh, të cilët u përqendruan për orë të tëra përreth terrenit, ku socialistet kanë ngritur çadrat, ndërsa nga krahu tjetër demokratët festonin me muzikë ditën ndërkombëtare të 1 Majit. Policia ka formuar një shirit rrethues që nis nga kryqëzimi ku ndodhet piramida vijon më tej në aksin që të çon tek Kryeministria, dy gardhe me policë mes dy bastioneve, njëri që qëndroi në cep të Kryeministrisë dhe Kuvendit dhe gardhi tjetër mes Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës. Jo zyrtarisht konfirmohet se në shërbimin e përforcuar që njihet në zhargonin e policisë se gatishmëria më e lartë në kohë paqeje janë përfshirë 1300 forca. Mjetet dhe forcat e policisë qëndruan në gatishmëri pranë Kryeministrisë. Aktualisht në gatishmëri janë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, uniformat blu, policia e rendit, policia rrugore deri tek agjentët e krimeve, antiterrori, dhe të krimit ekonomiko-financiar, të cilët kanë pezulluar çdo punë në ditë normale dhe kanë dalë në shesh, sigurisht jo për të protestuar apo festuar por për të pasur nën kontroll situatën.

Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›