E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia sekuestron cigare kontrabandë në Elbasan

ELBASAN- Policia e Elbasanit sekuestroi në një operacion të mesditës së të mërkurës, në banesën e një shtetasi, në fshatin Katund i Ri në Bradashesh, 530 steka cigaresh kontrabandë të llojeve të ndryshme, dhe arrestoi pronarin e mallit, 49 vjeçarin Fejzi Ago, nën akuzën e “kontrabandës”.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Elbasanit, Valbona Bregu, malli i siguruar në rrugë të paligjshme, kishte destinacion tregun e Elbasanit.

"Po sot", tha zëdhënsja e Policisë, "uniformat blu të këtij qyteti, sekuestruan në mesditë edhe një autoveturë tip “Benz” me targa EL 7091 B, në pronësi të një 30 vjeçari, e cila rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2004, në shtetin fqinj, Itali.

Nga burimet e Policisë mësohet se ndaj pronarit të mjetit, 30 vjeçarit me iniciale B.Çala, ka nisur proçedimi penal.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›