E Diel, 1 Nëntor 2026

Shën Koll, vritet me armë zjarri anëtari i Këshillit Komunal

LEZHË- Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Shënkoll në rrethin Lezhë pasi u qëllua me armë zjarri.

Viktima është Tonin Gjoni, rreth 43-vjeç, lindur e banues në fshatin Shënkoll. Policia bën të ditur se viktima ishte anëtar i Këshillit Komunal të Komunës së Shënkollit në Lezhë.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje. Policia shprehet e rezervuar për të dhënë emrin e ndonjë personi të dyshuar apo motivet përse ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa mësohet se janë ngritur postoblloqe të shumta për arrestimin e vrasësit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›