E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia serbe arreston në Merdar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Policia serbe ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së Buri Talakun në pikën kufitare Merdar, për shkak të dyshimit se ka kryer krime të luftës mbi civilët serbë në Prizren më 16 qershor të vitit 1999.

“Talaku dyshohet se bashkë me dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e një familjeje serbe, të cilën e keqtrajtojnë fizikisht, e grabisin e pastaj nën kërcënim e përzënë nga banesa në lagjen Ortakoll dhe nga qyteti i Prizrenit, ka thënë zëvendësprokurori për krime të luftës Bruno Vekariç.

Sipas fjalëve të tij, i dyshuari gjendet në paraburgim në Pozharevc, pasi procedura po zhvillohet në gjykatën e këtij qyteti.

"Pres që materialet të kalojnë në kompetencë të Seksionit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, sepse vepra e kryer ka karakteristikat e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile", ka tënë Vekariç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›