E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Rexhepi:Policia po përgatit një plan veprimi për t`i parandaluar

Planet e Serbisë për të përfshirë territorin në Kosovë në zgjedhjet e 6 majit, mund të përshkallëzojnë armiqësitë mes të dy vendeve.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se policia po përgatit një plan veprimi për ta parandaluar Serbinë nga organizimi i votimeve edhe në Kosovë. Ai tha se nëse grupet serbe përpiqen të organizojnë takime zgjedhore, forcat paqeruajtëse nuk do të rrinë duarkryq.
 

Gerard Gallucci, ish-administrator rajonal i OKB-së për Mitrovicën e anëtar i bordit të Transconflict, tha për SETimes se Prishtina duhet të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. "Ajo e ka alternativën e rrëzimit të thjeshtë të ligjshmërisë e rëndësisë së tyre, duke qëndruar e tërhequr dhe duke bërë atë që duhet", tha Gallucci, sipas të cilit zgjedhjet mund të parandalohen në jug të Kosovës, por jo edhe në veri.
 

“Përpjekja e dështuar për të ndaluar votimin do të thellojë ndarjen e do të nënvizojë se Prishtina nuk ka asnjë ndikim real në veri”, shton ai. Sipas tij përdorimi i forcës për të ndaluar zgjedhjet në Kosovën jugore ka të ngjarë të ketë sukses por, mund të çojë në incidente të shëmtuara.
 

Gallucci tha se komuniteti ndërkombëtar nuk ka të ngjarë ta ndihmojë Prishtinën që të parandalojë zgjedhjet në veri, nga frika e shkaktimit të një krize të re atje.
 

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Christian Palme, tha se megjithëse legjislacioni mbështet Serbinë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, vetëm Prishtina mund të zhvillojë zgjedhje lokale. "Zgjedhjet e vetme vendore të ligjshme në Kosovë janë ato të organizuara nga qeveria e Kosovës. Grupi Drejtues Ndërkombëtar në mënyrë të qartë i kërkoi Serbisë (në janar) që zgjedhjet vendore të saj të mos shtrihen në Kosovë", tha Palme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›