Tiranë, maskat grabisin filialin e një banke
Tiranë- Një tjetër filial banke ka rënë pre e grabitësve të maskuar në Tiranë. Sipas burimeve policore, dy persona me maskë dhe nën kërcënimin e një arme, kanë grabitur filialin e një banke në Laprakë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 8 milionë lekësh. Ata i janë drejtuar sportelit ku kanë kërcënuar arkëtaren, duke e detyruar atë që t’i jepte paratë që kishte aty.
Pasi kanë marrë shumën e lekëve, të dy janë larguar me shpejtësi nga banka, duke i shpëtuar kështu ndjekjes. Pas kësaj, arkëtarja ka dhënë alarmin dhe është njoftuar policia.
Ende nuk ka ndonjë detaj rreth autorësisë së grabitjes, ndërkohë që policia deklaron se është duke hetuar për identifikimin e tyre. Ky është ratsi i tretë brenda një kohe të shkurtër që filiale bankash bien pre e grabitjeve me armë e nga persona të maskuar.