E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shoqëron 10 punonjës të Bashkisë së Tiranës

TIRANE- Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar për në polici 10 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Mësohet se të shoqëruarit janë shkëputur nga puna, ndërsa policia nuk bën të ditur shkaqet e këtij shoqërimi. Puonjësit e Bashkisë ndodhen aktualisht në ambientet e komisariatit të policisë në Kombinat.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Socialiste janë nisur drejt komisariatit, ku janë shoqëruar punonjësit.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës, pohojnë se ky shoqërim ndodhi një ditë para skadimit të afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. 
Vendorët i kërkojnë qeverisë anullim të vendimit për biznesin e vogël dhe amendamentëve për taksat vendore që shkelin autonominë e pushtetit lokal. Kjo është kërkesa kryesore e apelit publik dhe afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. Ky afat  skadon pikërisht ditën e nesërme, në të kundërt ata autoritetet e pushtetit vendor kane paralajmëruar protesta.

Sipas vendoreve, vendimi i qeverisë për të kthyer bizneset e vogla me të ardhura 5 milionë lekë në biznese të mëdha do të ishte një katastrofë për buxhetin e pushtetit lokal.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›