Hidhet shorti i Botërorit 2010
KEJPTAUN- Në Kejp Taun të Afrikës së Jugut është hedhur shorti për kampionatin botëror të vitit 2010, i 19-ti në historinë e futbollit. Në një ceremoni spektakolare, të ndjekur live në të gjithë botën, 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët e tyre. Botërori do të startojë me ndeshjen e grupit A Afrika e Jugut-Meksikë, në program më 11 qershor. Grupi i ferrit i dalë nga ky short është ai G, ku ndodhen Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia. Gjithçka në këtë grup pritet të jetë një betejë mes tre prej skuadrave tepër cilësore aktualisht, siç janë Brazili, Bregu e Portugalia. Ndërkohë, në grupin A përveç Afrikës së Jugut e Meksika, ndodhen edhe Uruguaj dhe nënkampionia në fuqi e botës, Franca. Në grupin B, Maradona do të rikthehet në një kampionat botëror me një grup të ngjashëm me atë të vitit 1994. Ashtu si atëherë, Argjentina do të jetë në grup me Nigerinë e Greqinë, ndërsa skuadra tjetër nuk është Bullgaria por Koreja e Jugut. Në grupin C ndodhet Anglia e Fabio Kapelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Algjeria dhe Sllovenia. Ndërsa një tejëtr grup tepër i fortë, është ai D, ku ndodhen Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana. Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni përbëjnë grupin E, ndërsa në grupin F ndodhet kampionia e botës në fuqi, Italia, së bashku me Paraguajn, Zelandën e Re dhe debutuesit e Sllovakisë. Ndërsa grupi i fundit, grupi H, përbëhet nga kampionia e Evropës, Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili. Kampionati botëror i vitit 2010 do të zhvillohet në datat 11 qershor deri më 11 korrik. Ai organizohet për herë të parë në kontinentin afrikan.
Grupi A
Afrikë e Jugut
Meksikë
Uruguaj
France
Grupi B
Argjentina
Nigeria
Koreja e Jugut
Greqia
Grupi C
Angli
SHBA
Algjeri
Slloveni
Grupi D
Gjermani
Australi
Serbi
Gane
Grupi E
Holande
Danimarke
Japoni
Kamerun
Grupi F
Itali
Paraguaj
Zelande e Re
Sllovaki
Grupi G
Brazil
Korea e Veriut
Bregu i Fildishte
Portugali
Grupi H
Spanje
Zvicer
Honduras
Kili
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
Grupi A
Afrikë e Jugut
Meksikë
Uruguaj
France
Grupi B
Argjentina
Nigeria
Koreja e Jugut
Greqia
Grupi C
Angli
SHBA
Algjeri
Slloveni
Grupi D
Gjermani
Australi
Serbi
Gane
Grupi E
Holande
Danimarke
Japoni
Kamerun
Grupi F
Itali
Paraguaj
Zelande e Re
Sllovaki
Grupi G
Brazil
Korea e Veriut
Bregu i Fildishte
Portugali
Grupi H
Spanje
Zvicer
Honduras
Kili
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)