E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: “Është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë”



Paraditja e së mërkurës ka rezultuar e suksesshme për Policinë e Shtetit teksa është finalizuar kapja e një sasie të konsiderueshme metali të shtrenjtë në banesën e dy vëllezërve, që hetoheshin prej kohësh për kontrabandë. Askush nuk e mendonte se në banesën e Astrit dhe Genci Lamçes, përkatësisht 45 dhe 38 vjeç, do të gjendeshin plot 200 kilogramë ar dhe sasi të mëdha parash dhe valute. Mes sasisë së arit të sekuestruar janë edhe 2 shufra të florinjta, që dyshohet se janë grabitur nga thesari i shtetit në vitin 1997. Grabitja më e bujshme ka qenë ajo e tuneleve në Qafë Kërrabë, e cila klasifikohet si më e famshmja dhe më masivja e ndodhur ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Vlera e floririt të sekuestruar në kryeqytet është mbi 1 milion euro. Policia prej kohësh ka pasur në mbikëqyrje tregun informal të shitjes së metaleve të shtrenjta në Tiranë. Madje herë pas here janë zhvilluar kontrolle, që kanë përfunduar edhe me persona të ndaluar apo dhe sasi të konsiderueshme metali të shtrenjtë. Pikërisht, nga këto veprime është konstatuar se në Shqipëri hyjnë kontrabandë sasi të mëdha floriri, që më pas përpunohej dhe hidhej në treg në sende të punuara me çmime të leverdishme.

26 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›