Sherr në Shkodër për qendrimin e Ramës në krye të PS
Qendrimi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit, përçan bazën e kësaj partie. Dega e Shkodrës është përfshirë në debate të ashpra dhe është ndarë në palë me qendrime diametralisht të kundërta. Njëra, e përfaqesuar nga kryetari i saj, Edip Shiroka, kërkon respektimin e statutit të partisë dhe largimin e Ramës, ndërsa pala tjetër që përfaqësohet nga Sekretari i Asamblesë së rrethit, kërkon që Rama të qendrojë në drejtimin e partisë, pavarësisht humbjes, edhe pse në kundërshtim me statutin. Por kryetari Shiroka i qendron respektimit rigoroz të statutit, të miratuar nga vetë socialistët. Ndërsa qendrimin e sekretarit të asamblesë e sheh të nxitur nga persona të caktuar, duke sqaruar se ai përfaqëson mendimin e shumicës së socialistëve të këtij qarku.
Dega e Shkodrës, ishte e para që kërkoi largimin e Edi Rames nga drejtimi i Partisë Socialiste dhe u pasua edhe nga baza e Lushnjes. Socialistët e këtyre dy rretheve e ngarkojnë me përgjegjësi Ramën për humbjen në zgjedhje dhe e fajsojnë atë për drejtim të gabuar të Partisë e dështim në bashkimin e së majtës. Zërat e tyre u bashkohen atyre të disa anëtarëve të kryesisë socialiste dhe figurave të njohura të partisë më të madhe në opozitë, sipas së cilëve largimi i Ramës është një detyrim statutor i pashmangshëm dhe se paaftësia e tij për të bashkuar të majtën, i la socialistët në opozitë edhe për katër vjet të tjera. Humbja e 28 qershorit shihet nga eksponentë të lartë të Selisë Rozë si domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në parti, për të rikthyer, siç janë shprehur ata, në deklarata mediatike, vlerat e kësaj partie dhe për të patur një drejtim dinjitoz të saj. Qendrimi i Ramës në krye të PS –së dhe vonesa e zgjedhjeve në këtë parti, po pasohet në ndarje të thella në bazë, çka po sjell një çorientim të strukturave të saj, e më shumë gjasa edhe acarime që mund të thellohen.