E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, urdhra largimi për 8 shtetas turq

Autoritetet e policisë dhe emigracionit në Shqipëri kanë gjobitur dhe më pas kanë urdhërua largimin e tetë shtetasve turq të cilët qëndronin pa leje qëndrimi në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur me anë të një deklarate nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë e cila tha se Seksioni i Migracionit ne bashkëpunim me Seksionin e Hetimin në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, nga verifikimi paraprak që ka bërë ndaj disa shtetasve turq të ardhur në Republikën e Shqipërisë të ardhur në dhjetor 2009, konstatoi një numër shtetasish të parregullt të cilët kanë kaluar afatin e qëndrimit.
Për këte arsye ju vendos gjobë ne masën 15.000 lekë si dhe u nxorën urdhëra largimi dhe konkretisht, për shtetasit :
-Ahmet Memisoglu 20 vjeç,
-Burak Menisoglu 22 vjeç,
-Mehmet Yuksel 37 vjeç,
-Turgut Oz 26 vjecç
-Huseyin Guler 39 vjeç,
-Faruk Ildeniz 26 vjeç, të cilët morën urdhër largimi 3 mujore si dhe
-Rami Akguller 50 vjeç
-Ali Aktas 23 vjeç të cilët morën urdhër largimi 6 mujore.
Policia bëri të ditur gjithashtu se u gjobit me vlerën 400.000 lekë pritësi i këtyre personave, shtetasi turk Ahmet Kardas.
Ai mësohet është administrator në një kompani, pasi punësonte shtetas të huaj pa dokumenta të rregullta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›