Meidani-Moisiu: “Kuvendi s’mund të tallet me dekretet e Presidentit”
Meidani: “Kandidaturat e dekretuara janë tepër serioze”. Moisiu: “Maxhoranca të ketë më shumë respekt për institucionin e Presidentit”
Shaban Sulçe
Dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, dalin në mbështetje të pasardhësit të tyre, Bamir Topi, përsa i përket debatit të emërimeve për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Meidani i vlerësoi kandidaturat e propozuara nga Topi duke i cilësuar serioze, ndërkohë më i ashpër në deklarimin e tij ka qenë ish-presidenti Alfred Moisiu. Ai ka kërkuar më shumë respekt për institucionin e Presidentit të Republikës dhe dekretet e miratuara prej tij. Moisiu tha se kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka tejkaluar kompetencat e saj, madje ai kritikoi edhe opozitën për vakësinë që ka shfaqur për këtë çështje.
Rexhep Meidani
Ish-Presidenti i Republikës në vitet 1997-2002, Rexhep Meidani, i cilësoi të kota pretendimet e maxhorancës për emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që janë emëruar nga Presidenti aktual i Republikës, Bamir Topi. Meidani i cilësoi këto kandidatura mjaft serioze. “Unë do të thosha se gjithmonë është i nevojshëm një bashkërendim mes institucionesh. Në këtë rast nuk e kuptoj ku qëndron thelbi i problemit. Me sa kam parë në media kandidaturat janë tepër serioze”, - u shpreh Meidani.
Alfred Moisiu
Ish-Presidenti i Republikës në vitet 2002-2007, Alfred Moisiu, kritikoi veprimtarinë antikushtetuese të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të bllokuar dekretet e presidentit Topi. Moisiu tha se politika në përgjithësi dhe maxhoranca në veçanti duhet të kenë më tepër respekt ndaj institucioneve të rëndësishme kushtetuese. “Procedurat nuk më duken aspak normale. Këtu kryetarja e Parlamentit po ia atribuon vetes disa kompetenca që nuk ia jep as Kushtetuta dhe asgjë tjetër. Dekretet e presidentit janë dekretet e kreut të shtetit dhe pavarësisht se jemi republikë parlamentare, kjo ka të bëjë me faktin se Kuvendi është një nga institucionet kryesore të shtetit. Pra nuk mundet në asnjë mënyrë që të sorollaten institucionet e vendit në atë mënyrë. Më vjen keq ta them që një dekret i imi i dhjetorit 2005, ku u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese gjyqtarja Gjinovefa Gaba, është akoma pa përgjigje nga Parlamenti. Është përgjithësi e gjithë politikës shqiptare, edhe e opozitës, e cila e ka ditur dhe duhej ta ndiqte këtë punë. Edhe kjo ka qëndruar në heshtje ose ka hedhur ndonjë fishekzjarrë në të rrallë. Janë gjëra që tregojnë se shteti ynë është ende shtet ligjor”, - tha ish-presidenti Moisiu.
5 Qershor 2008