Tiranë, sherr në një universitet privat, shoqërohen disa persona
TIRANE - Një konflikt verbal mes studentëve dhe bodigardëve të një universiteti privat në Tiranë është bërë shkak për konfrontime fizike.
Forcat e policisë së komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në përpjekje për të zgjidhur situatën janë përballur me goditjet dhe kundërshtimet e bodigardëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas kërkesës së drejtuesve të universitetit për qetësi absolute në korridoret e universitetit. Studentët thonë se pas kërkesës për qetësi janë dhunuar befas nga bodigardët.
Policia e Tiranës bëri të ditur se pas denoncimit të studentëve, disa prej të cilëve kanë mbetur të dëmtuar, ka shoqëruar në komisariatin numër 6 shtetasit: Edmond Vlashaj administrator, bodigardët Lutfi Tufa, Besnik Caushi, Artan Zefi, Hamit Leka, Nikolin Pepaj, Mond Gjini, Gjovalin Zefi, Ardian Gordi, Leonard Vlashaj dhe Bashkim Hajdinaj.
Sipas policisë së kryeqytetit, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(er.nu/news24/BalkanWeb)