E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Shqipëria e angazhuar për reformat integruese

TIRANË- Zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka garantuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e Shqipërisë për realizimin e të gjitha detyrimeve dhe reformave për integrimin evropian.

“Franca dhe Gjermania kanë kontribuar për zgjerimin e BE dret Evropës Juglindore, ashtu sikurse kontribuojnë sot për zgjerimin edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto dy vende mbeten mbështetëse të fuqishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke u bazuar në meritën dhe performancën e secilit vend”, tha Haxhinasto në aktivitetin e Akademisë Diplomatike, të organizuar me rastin e 49 vjetorit të Traktatit të Elizesë.

Në aktivitet ishin te pranishem dhe ambasadoret e Francës dhe Gjermanisë, respektivisht Christine Moro dhe Carola Müller-Holtkemper.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›