E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohet skandali i dioksines edhe qumeshti i kontaminuar

Jo vetëm vezët por dhe qumështi ka rezultuar i kontaminuar me dioksinë bëjnë të ditur burime në Gjermani, ndërsa theksohet më tej se ndërmarrja në origjinë të skandalit përballet tashmë me akuza penale. Pas vezëve, mishit të pulave dhe derrave tashmë dyshimet janë të larta dhe përsa i përket qumështit. Dyshimet janë të larta në një fermë ku ishte konsumuar ushqimi i kontaminuar për kafshët.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Harles und Jentzsch ishte në dijeni të kontaminimit në fjalë që në muajin mars. Gjykatësit tani pranojnë se skandali i ushqimit të ndotur të bagëtisë me dioksinë ka nisur më herët sesa dihej. Që në mars 2010 u konstatua në një kampion të prodhuesit të ushqimit të bagëtisë Harles und Jentzsch nivel tepër i lartë dioksine, por kjo e dhënë nuk iu përcoll autoriteteve, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë e landit Schleswig-Holstein. Sipas saj kampionët më të rinj nga kjo ndërmarrje përmbanin 78 herë më shumë dioksinë sesa lejohet.

Ministrja gjermane e Bujqësisë Ilse Aigner kërkoi rregulla mbarëevropiane për mbrojtjen e zinxhirit të prodhimit të ushqimit të bagëtisë të parashtruara para fillimit të takimit të ministrave të Bujqësisë javën e ardhshme në Bruksel. Landi i Saksonisë së Poshtme llogarit me lejimin sërish të shitjes së prodhimeve në treg javën e ardhshme për shumicën e ndërmarrjeve të mbyllura. Në këtë land ndodhen 4.500 nga 4.700 ndërmarrjet e bllokuara të mbarështimit të shpendëve dhe derrave në shkallë vendi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›