E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea humb me Uolverhampton

Chelsea vazhdon rënien e lirë dhe pas humbjes 1-0 përballë Uolverhampton diferenca me Manchester United është 9 pikë, për më tepër që kampionët kanë luajtur një ndeshje më shumë se kryesuesit e Premier League. Tekniku i londinezëve Carlo Ancelotti ndërkohë ka marrë kontestimin e disa tifozëve të Chelsea, si pasojë e formës së dobët të bluve, edhe pse Ancelotti kërkon të mbajë në unitet skuadrën dhe fansat.

"Për një trajner është e rëndësishme që në këtë moment të ketë mbështetjen e klubit, lojtarëve dhe sigurisht tifozëve një më pak apo një më shumë” ka komentuar italiani. Rënia dramatike e formës e ka cuar Chelsean nga vendi i parë me 6 pikë kryesim, në të 5 me 35 pikë, duke vënë në rrezik edhe një vend në Champions league për sezonin e ardhshëm, duke qenë se Tottenham dhe Arsenal duken shumë të fortë, pavarësisht se diferenca në pikë mes tyre nuk është e pakalueshme.

Ancelotti duhet të drejtojë edhe premtimet e bëra vetëm pak ditë më parë, kur deklaronte se synonte ende titullin kampion, pasi tashmë një fitore në ndeshjen e prapambetur e United, do ti conte Djajtë e Kuq 12 pikë përpara kur kanë mbetur edhe 17 ndeshje për tu luajtur.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›