Krimet e Renda, japin 7 vjet burg per Fatmir Ramaj
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda denoi dje me 7 vjet burg te akuzuarin per "trafik te armeve dhe municioneve". Fatmir Ramaj 40 vjec, eshte shpallur fajtor nga togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda. Ramaj ka fituar ulje denimi me nje te treten, pasi ishte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu dhe sic ishin aktet e pergatitura nga prokuroria. Pra ketij te fundit i mbetet per te shlyer edhe 4.8 vjet burg. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, i pandehuri u vu ne pranga ne 4 qershor te vitit 2008 ne Shkozet, ne saje te operacion "Shkozeti", pasi u kap me nje arsenal armesh, municionesh e granatash. Ne dosjen hetimore sqarohej se i pandehuri eshte arrestuar gjate momentit kur ai po pergatitej te takohej me personat, qe kishin porositur armet dhe kerkonin t'i blinin ato. Arsenali i armeve dyshohet te jete importuar nga Kosova. Ngarkesa dyshohet te kete kaluar kufirin dhe pasi ka hyre ne Shqiperi, policia ka ndjekur situaten, duke mbajtur ne vezhgim dhe duke pergjuar veprimet e Fatmir Ramajt. Nje pjese e armeve, porosi me vete, jane lene ne Mamurras, ndersa arsenali tjeter eshte transportuar ne Durres dhe eshte vendosur ne banesen e marre me qira, pikerisht per kete aktivitet. Permes pergjimeve telefonike, agjentet e Antitrafikeve dhe Krimit te Organizuar, moren informacion per kohen dhe vendin e takimit te 40-vjecarit, me bleresit e arsenalit te armeve. Ne momentet e fundit, kur po pergatitej levizja e ngarkeses, ai eshte kapur ne flagrance.