Gjendet ne burg 17 vjecarja e humbur
ELBASAN- Nje vajze e mitur, e denoncuar e zhdukur me 8 janar nga familjaret e saj, eshte gjetur dje ne burgun e Selanikut ne Greqi. Xhuliana H., 17 vjec me banim ne lagjen Haxhias ne Elbasan, ndodhet ne burgun e Kordhalosit ne Greqi, se bashku me te dashurin e saj, me te cilin dyshohet te jete larguar nga vendi yne. Lajmi behet i ditur nga burime familjare, te cilat i referohen telefonates qe ka kryer vete vajza nga ky burg. E ema e Xhulianes, Natasha Salla, pohoi dje per gazeten "KJ", se vajza e saj ka lajmeruar se ndodhet ne burgun Kordhalos te Selanikut. Nga te dhenat e para rezulton se e mitura eshte arrestuar nga policia greke, kur ndodhej nen shoqerine e nje djali.
Largimi
E mitura Xhuliana H. u largua nga shtepia me 8 janar, pikerisht ne kohen kur e ema ndodhej ne Tirane. Vellezerit e saj kane informuar prinderit e vajzes, se ajo para se te largohej nga banesa, kishte folur ne telefon me nje person nga Cerriku. Cifti kishte lene nje takim dhe pas atij moment askush nuk dinte gje me teper. "Kur i telefonova ne fillim dhe i kerkova te kthehej, ajo me tha te shkoja ne Cerrik tek nje djale e t'i thosha atij te hapte telefonin. E takova ate djalin dhe i thashe t'i telefononte, e keshtu beri. Kur ai i telefonoi e i tha te kthehej, ajo i thoshte se ishte ne shtepi. Bera denoncim edhe ne polici per zhdukjen e saj. Policia shoqeroi djalin nga Cerriku, por ai deklaroi se nuk dinte asgje per te. Mua me ka telefonuar disa here, madje me kerkoi t'i mbushja telefonin. Fillimisht me tha se ndodhej ne Athine dhe me kaloi ne telefon nje grua. Gruaja tha se po e niste me autobus per ne Shqiperi. Me pas, kur i telefonova per se dyti me tha se ishte ne Selanik. Nuk kishte dokumente ndaj nuk e besova se do ikte jashte vendit. Por sot mora lajmin se ndodhet ne burg", ka treguar historine e vajzes se saj, nena e pese femijeve. Xhuliana H. ka qene njehere e fejuar por prej disa kohesh kishte deklaruar se nuk e donte te fejuarin e saj.
Vendndodhja
Dy dite pas largimit te 17 vjecares nga vendi yne, vajza dyshohet te jete kapur nga autoritet greke. Mesohet se efektivat e policise gjate momentit te ndalimit te H., ajo ka qene nen shoqerine e nje djali, kur i kane kerkuar dokumentet e identifikimit dhe lejen e qendrimit. Por ne ato momente policia ka kuptuar se behej fjale per nje cift ilegal nga Shqiperia. Vajza bashke me shoqeruesin kane perfunduar ne burg prej disa ditesh. Ajo nuk ka pasur asnje mundesi komunikimi me familjen, per shkak se ka qene e mbyllur ne qeli, kur vetem dje autoritetet e burgut Kordhalos i kane dhene leje qe te njoftoje familjen. E ema e vajzes u eshte drejtuar per ndihme autoriteteve shqiptare. Ajo kerkon lerimin e vajzes dhe sistemimin e saj, tek njeri nga djemte qe ndodhen ne Greqi. Por ende nuk dihet se si do te veprojne autoritetet e burgut, pasi ne te tilla raste kryhet riatdhesim per ne Shqiperi. Ne fakt vajza ka lajmeruar familjen duke thene se ndodhej ne Greqi, por mamaja, Natasha dyshonte se vajza ishte nen presion dhe kerkonte te humbte gjurmet.
Fatos Salliu