Poliklinikat, shtohet gama e analizave mjekesore
Nje investim i bere ne te 10 poliklinikat e lagjeve ne kryeqytet ka bere te mundur qe pacientet te mos vrapojne deri ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" per te marre sherbimin laboratorik. Sherbimet e kryera deri tani prane laboratoreve te qendrave shendetesore kane qene pra gjak komplet ( eritrocit, leukocit, trombocit, sediment) me formule leukocitare. Me futjen e aparaturave te reja (autoanalizatorit) do te rritet gama e sherbimit duke permbledhur te gjitha analizat biokimike, ku kryesisht permblidhen provat e heparit ( bilirubine ,transaminaza,GGT, ) provat renale (Azotemi, Kreatinemi), Glicemi, Bilancin Lipidik te fraksionuar ( kolesteroli, HDL -kolesteroli, trigliceridi ) kalcium total, fibrinogjeni, amilazen, kreatinkinazen,etj. Gjate fjales se tij, Ministri i Shendetesise e ka cilesuar kete investim shume te rendesishem per vete faktin se u vjen ne ndihme pacienteve ne raste urgjente. ""Patem mundesine te ndjekim se bashku zbatimin e nje projekti, qe ne kemi filluar kete vit. Pajisjen e qendrave shendetesore me nje seri ekzaminimesh shtese. Jane aparatura qe mundesojne kryerjen e 240 ekzaminimeve ne ore, qe zgjerojne shume gamen e ekzaminimeve, prova te heparit dhe sheqerit ne gjak veshkave. Nje seri ekzaminimesh qe jane jetike per qytetaret tane, tashme nuk kane nevoje te behen larg baneses, por tashme qytetaret tane i kryejne afer baneses ne kohe reale dhe me nje cilesi maksimale. Jane aparatura te nje cilesie me ato te qendres universitare" ka pohuar Vasili. Sipas tij, me setin e ri te urgjences, tashme dhe ndihma e shpejte kardiake per ato qe quhen aksidente kardiake do te jepet e drejtperdrejte qe eshte nje teori e ndihmes mjekesore te shpejte dhe me te afert ne komunitet. "Ne kete menyre jemi nje nga vendet e pritshmerise me te ulet ne rajon duke evituar liste-pritjet e gjata te cilat ne nje menyre apo ne nje tjeter ekzistojne, por ne po bejme gjithcka eshte e mundur per ti shkurtuar akoma dhe me shume. Kjo sigurisht eshte nje gje e munguar nder vite" nenvizoi kreu i Shendetesise. Investimi ka kapur nje fond prej 12 milione lekesh per te gjitha poliklinikat.
Analizat qe do te kryhen ne poliklinika
Gjak komplet ( eritrocit, leukocit, trombocit, sediment)
Gjak me formule leukocitare.
Provat e heparit ( bilirubine ,transaminaza,GGT, )
Provat renale (Azotemi, Kreatinemi)
Glicemi,
Bilancin Lipidik te fraksionuar
Kolesteroli, HDL -kolesteroli, trigliceridi
Kalcium total
Fibrinogjeni
Amilaza
Kreatinkinazen
Analizat qe do te kryhen ne poliklinika
Gjak komplet ( eritrocit, leukocit, trombocit, sediment)
Gjak me formule leukocitare.
Provat e heparit ( bilirubine ,transaminaza,GGT, )
Provat renale (Azotemi, Kreatinemi)
Glicemi,
Bilancin Lipidik te fraksionuar
Kolesteroli, HDL -kolesteroli, trigliceridi
Kalcium total
Fibrinogjeni
Amilaza
Kreatinkinazen