Vrasja e inxhinierit të naftës, zbulohet atentatori
FIER -Zbardhet vrasja e inxhinierit të naftës. Pas hetimeve intensive, policia e Fierit ka identifikuar autorin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Koli Veshi, baba i tre fëmijëve. Burime pranë grupit hetimor deklarojnë se 62-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me plumb në gojë, në tentativë për të mbrojtur djalin e tij 25-vjeçar. Mësohet se gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes të riut me autorin e krimit. Policia po punon për vënien në pranga të autorit të krimit, i cili akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
HETIMI
Sipas hetuesve të çështjes, inxhinieri i njohur në fushën e naftës, Koli Veshi u qëllua për vdekje në sheshin para pallatit të naftëtarëve (në lagjen "8 Shkurti"), ku banonte së bashku me familjen e tij). Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve ka rezultuar se viktima u qëllua me pistoletë me silenciator. Burimet e mësipërme sqarojnë se rreth orës 21:45, inxhinieri 62-vjeçar ishte para dyqanit të vet me fqinjë të tij dhe me një nga punonjësit duke biseduar e pirë cigare. Ndërkohë që djali i tij 25-vjeçar, Eni Veshi ishte duke u kthyer nga qendra e qytetit, ku kishte qëndruar në shoqërinë e disa shokëve të tij. Në atë moment, kryefamiljari ka vënë re një person që ka dalë nga një pallat në ndërtim e sipër dhe i është afruar të birit. Mesa duket, Koli Veshi ka parandjerë rrezikun që i kanosej të birit dhe ka shpejtuar drejt tij. Ndërkaq, vrasësi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 25-vjeçarit (ky ishte objektivi), por plumbi ka marrë në gojë babain e tij që i ka dalë para për ta mbrojtur. Ngjarja nuk ka marrë fund me kaq, pasi atentatori ka qëlluar edhe njëherë tjetër dhe drejt djalit të viktimës, duke e plagosur me një plumb në pjesën e legenit. Për pasojë, i riu është plagosur rëndë dhe menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
IDENTIFIKIMI
Menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Po të njëjtat burime sqarojnë se janë shoqëruar 10 persona të dyshuar, ndërsa në orët e para të mëngjesit të djeshëm është bërë i mundur identifikimi i vrasësit, por emri i tij nuk bëhet me dije për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Burime konfidenciale nga policia e Fierit pohojnë se rreth një vit më parë, 25-vjeçari Eni Veshi kishte tentuar të qëllonte dy të rinj pas një konflikti për një celular. Gjithashtu, mësohet se para pak kohësh, djali i viktimës ishte konfliktuar me një person për një gërvishtje makine. Hetimet e kryera për këto konflikte kanë bërë që policia të bjerë në gjurmët e ekzekutorit.
(Xhemil Beharaj/GazetaShqiptare/BalkanWeb)