E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: "Zgjedhjet transparente, ODIHR raport real" Rozeta Rapushi

Zgjedhjet lokale te 8 Majit, ishin kompetitive dhe transparente, ashtu sic i vlereson dhe realisht raporti i OSBE/ODIHR ato. Keshtu u shpreh dje, Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, ne komentin e pare qe dha per permbajtjen e raportit te nderkombetareve. Nderkohe qe komentoi edhe ate pjese te raportit ku cilesohet e paqarte vendimi i KQZ-se per te numeruar votat e sakta ne kutite e gabuara, duke theksuar se cdo gje u sqarua me vone, kur ceshtja kaloi ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit dhe vendimi i KQZ-se, ishte i drejte. "Raporti konstaton se me vendimmarrjen per Tiranen, KQZ thelloi mosbesimin. Kuptohet qe eshte nje konstatim qe nuk do te doja te ishte. Ishim ne kushtet kur kemi pasur nje mungese besimi te paleve ndaj njera-tjetres dhe ndaj procesit ne teresi dhe u duk sikur zgjidhja qe ne i dhame procesit ne Tirane e thelloi edhe me teper kete mungese besimi. Por ceshtja shkoi ne Kolegjin Zgjedhor, gjyqesor dhe u vleresua se vendimi i KQZ-se ishte i drejte", tha Ristani. Sipas tij, ashtu sic ishte edhe e dukshme, njera nga forcat politike garuese nuk e pranoi vendimin dhe reagoi ashtu sic reagoi, kjo sipas tij per shkak te polarizimit dhe klimes se mosbesimit mes paleve. "Por besoj qe nga menyra se si e kishin zene brumin qe ne fillim partite politike, nuk besoj se do te dilte nje buke me e mire", komentoi kreu i KQZ-se. Nga ana tjeter, ai u shpreh se ajo cka eshte per tu vleresuar, eshte fakti se raporti per keto zgjedhje ishte me i mire se ato te vitit 2009 dhe po shihet qarte se ka progres nga procesi ne proces duke bere qe ne raport zgjedhjet te vleresohen kompetitive dhe transparente, qe Ristani i cilesoi te lira dhe te ndershme. Ndersa per sa i perket diskutimeve per gjetjen e nje formule mbi perberjen qe duhet te kete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i ketij institucioni u shpreh se e keqja nuk eshte tek KQZ por mungesa e vullnetit mes forcave politike. "Nuk eshte e keqja tek formatimi i KQZ-se, por tek rekomandimi numer nje i OSBE/ODIHR-it, mungesa e vullnetit te mire te partive politike", tha Ristani. Sipas tij, formulat jane testuar nder vite dhe ka rezultuar mungesa e besimit dhe lufta politike, kane qene e keqja. Sipas tij, problemi qendron tek logjika qe perdor humbesi, duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Ne kete kuader, kreu i KQZ-se, sheh si emergjente realizimin e reformes zgjedhore nga politika. Por pervec kesaj, pra hartimit te nje ligji per zgjedhjet sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR, Ristani se duhet edhe nje vullnet i mire si per te bere reforme dhe zgjedhje te mira.

Qendrimi

"Nuk eshte e keqja tek formatimi i KQZ-se, por tek rekomandimi numer nje i OSBE/ODIHR-it, mungesa e vullnetit te mire te partive politike", tha Ristani, duke kerkuar realizimin e reformes zgjedhore sipas rekomandimeve te nderkombetareve.

Keshillat e nderkombetareve per reformen zgjedhore

Reforma zgjedhore duhet te ndermerret perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Diskutimi i reformes zgjedhore duhet te perfshije jo vetem partite politike, por edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, autoritetet perkatese shteterore, si dhe grupet e vezhguesve vendore.

Formula per perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mund te rishikohet ne menyre qe te rrise besimin ne pavaresine e tij dhe ne aplikimin e paanshem te Kodit Zgjedhor.

Partite politike duhet te jene te detyruara te respektojne afatet ne procesin zgjedhor, vecanerisht ne emerimin dhe trajnimin e anetareve te komisioneve zgjedhore. Kodi Zgjedhor duhet te percaktoje masat qe do te aplikohen kur afate te tilla nuk jane permbushur.

Kodi Zgjedhor duhet te ndryshohet ne menyre qe te percaktoje qarte rolin e KZAZ-ve dhe KQZ-se ne lidhje me zgjedhjet vendore dhe Keshillit Bashkiak ne Tirane.

Kodi Zgjedhor duhet te ndryshohet ne menyre qe dispozitat per financimin publik te subjekteve zgjedhore te pershtaten ne menyre specifike per zgjedhjet lokale, si dhe parlamentare. Ne kete menyre ata nuk japin avantazh te padrejte partive parlamentare.

Duhet te merret ne konsiderate dhenia e zyrtarizimit te mandatit te trajtimit te organizuar nga KQZ-ja per te gjitha qendrat e votimit dhe anetaret e grupeve te numerimit.

Mundesia e partive politike per te zevendesuar anetaret e tyre ne KZAZ, KQV-ve dhe grupeve te numerimit duhet te kufizohet ne rrethana te vecanta.

KQZ-ja mund te konsideroje vendosjen e nje orari te punes per qendrat e numerimit te votave. Duhet te merret ne konsiderate gjobitja e anetareve te grupeve te numerimit dhe partive qe i kane emeruar ato ne rast mungese apo refuzimi per te punuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›