Ulen tarifat, "alo"me lire mes operatoreve te ndryshem Sonila Isaku
Nje shtatori ka sjelle hyrjen ne fuqi te tarifave te reja te terminimit, cka do te sjelle uljen e cmimeve per perdoruesit e celulareve. Kjo eshte faza e dyte e metodologjise qe synon uljen e cmimeve ne tregun e telefonise se levizshme.
Ndryshimet
Vendosja e tarifave te reja te cilat kane hyre ne fuqi nga dita e djeshme do te thote se operatoret do t'i paguajne me pak njeri-tjetrit per kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve respektive nga nje operator tjeter. "Reduktimi qe do te behet konsiston ne reduktimin e tarifave te AMC dhe Vodafone per terminimin e thirrjeve ne masen afersisht 14.5 per qind, ose nga 8.85 leke ne 7.57 leke per minute, ndersa per Eagle Mobile, reduktimi eshte pak me i madh, nga 10.89 ne 8. 85 leke, qe do te thote nje reduktim prej 20 per qind. Cmimet jane cmime me shumice te nje operatori dhe nuk jane te aplikuara per abonentet, por keto cmime ndikojne ne koston e ofrimit te sherbimeve te abonenteve. Ajo qe eshte me e rendesishme, reduktimi i ketyre cmimeve ndikon ne konkurrencen e operatoreve", tha Altin Rrapaj, drejtori i Rregullimit Ekonomik. Tarifat e terminimit te thirrjeve do te ndryshojne ne kater faza deri ne vitin 2013. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka percaktuar se dy ndryshimet e radhes do te kryhen respektivisht me interval nje vjecar ne cdo nje shtator, kur tarifa e terminimit te thirrjeve do te kushtoje 4.57 leke per minute.
Abonentet
Per operatoret "AMC" dhe "Vodafone Albania" deri me 31 gusht 2011 u ishte lejuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tarifa ne masen 8.85 leke per minute, nderkohe qe per "Eagle" ishte lejuar nje tarife me e larte, 10.89 leke per minute. Sikurse eshte shpjeguar nga perfaqesues te AKEP-it, qellimi i rregullimit eshte orientimi ne kosto i tarifave me shumice, per te krijuar hapesirat qe operatoret celulare te ulin edhe tarifat me pakice per perdoruesit fundore. Sipas te dhenave me te fundit te AKEP-it, me date 1 korrik numri i perdoruesve te telefonise celulare arriti ne 4.75 milione, me nje rritje prej 4 perqindesh krahasuar me fundin e vitit 2010. "AMC" kryeson tregun me 40 per qind te numrit te perdoruesve, e ndjekur nga "Vodafone Albania" me 35 per qind. "Eagle Mobile" zoteron tashme 20 per qind te numrit total te perdoruesve, ndersa operatori me i ri ne treg, "Plus Communication", ka arritur ne 5 per qind te tregut celular.
Metoda e perdorur
Fillimisht, nga ana e konsulentit sipas modelit BULRAIC u mendua qe ulja te shtrihej ne kater faza, por me vone AKEP, duke vleresuar faktin qe ne treg ka ende kompani qe sapo kane hyre ne treg, vendosi qe orientimi i tarifave drejt kostos te behej ne pese faza. Duke marre parasysh ketu faktin qe ulja maksimale e tarifave do te stopohet ne nivelin 4.57 leke per minute, AKEP ka lene ne fuqi koeficientin 17.5 per qind, qe perfshin ne vetvete koston e sherbimit dhe fitimin e arsyeshem. Ky ishte edhe sugjerimi qe dha konsulenti i huaj lidhur me uljen e tarifave te terminimit te thirrjeve.
Ne tetor, ulje tarifash edhe per mesazhet nga celulari
Kete muaj, AKEP pritet qe t'i jape fund konsultimit publik te analizes se tregut per koston e mesazheve te derguara nga celulari dhe t'i ule ato ne muajin tetor, duke vene ne zbatim modelin BULRAIC. Ky model ka ne baze orientimin drejt kostos, cka do te thote qe kompanite do te lejohen qe te marrin nga qytetari koston e sherbimit dhe nje fitim te arsyeshem. Nese ne shtator AKEP vendos qe te zbatoje uljen per terminimin e SMS-ve ne rrjetet celulare, sipas projektit te bere publik per konsultim, atehere ulja pritet te jete e ndjeshme, ku nga 4 leke qe eshte aktualisht kostoja mesatare e nje mesazhi, nga tetori do te behet 2.4 leke. Kjo ulje do te shtrihet ne disa faza per te shkuar serish drejt kostos, e cila eshte shume me e ulet sesa tarifa qe aplikojne kompanite. "Rezultatet e modelit BULRAIC tregojne se kostoja per terminimin e mesazheve SMS eshte 0.58 leke/SMS, e cila eshte shume me e ulet se tarifa aktuale e terminimit, prej 4 leke/ SMS. AKEP gjykon se tarifa aktuale e terminimit te SMS ne nivel 7 here me te larte se kostoja e ofrimit eficient, tarife e cila ka nje ndikim negativ ne zhvillimin e konkurrences per kete segment te tregut dhe minimizon dukshem perfitimet e konsumatoreve per kete sherbim. Ndaj, AKEP propozon qe tarifa e terminimit te SMS-ve te vijoje reduktimin e saj", thuhet ne dokumentin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare