Kuvendi, Topalli apel: Te gjithe bashke per reforma Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi dje si mazhorancen ashtu edhe opoziten, qe te punojne dhe votojne se bashku reformat per integrimin ne Bashkimin Evropian. Pak dite nga celja e sesionit te ri parlamentar, ne 5 shtator, Topalli kerkoi qe ne kete legjislature t'i jepet nje here e mire fund bojkotit, duke theksuar se kjo strategji nuk ka sens ne Shekullin e XXI-te. Nderkohe qe u shpreh se realizimi i reformave eshte detyre urgjente, qe duhet dhe mund te realizohet brenda ketij muaji. "Jam ketu, per te ftuar koleget e mi, deputete te mazhorances dhe te opozites, te punojme e te votojme bashke. Ne kemi privilegjin dhe mundesine te bejme hapa te tjera drejt BE-se. Integrimi ne BE i Shqiperise nuk eshte as majtas as djathtas, eshte objektivi yne kombetar. Tani eshte koha. Eshte urgjente. Nese punojme te gjithe bashke brenda shtatorit ne mund te bejme shume pune te mira. Askush nuk mund te akomodohet pa bere detyren. Nuk ka asnje argument per te mos bere detyren.", beri dje thirrje kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, cdo reforme kerkon vullnet te mire dhe ne kete kuader, cdo deputet duhet te nderoje betimin qe ka bere. Sipas saj, Kuvendi nuk mund te jete pa fund vetem vendi i deklaratave, por edhe i punes per te gjithe. "Kjo se pari kerkon qe te gjithe deputetet te fokusohen ne nje angazhim konstruktiv, te angazhohen ne veprime qe cojne ne hapa pozitive drejt BE-se. Parlamenti eshte institucioni qendror i demokracise, eshte institucioni fondamental i shtetit. Aty jane diskutuar e aprovuar te gjitha, ligjet, reformat qe kane ndryshuar vendin, pavaresisht veshtiresive. Ndaj ftoj koleget e mi, deputete te mazhorances dhe te opozites, te punojme e te votojme bashke", vijoi Topalli. Sipas saj, bojkoti i votimit, mund te jete perdorur ndonjehere ne shekullin e kaluar, por strategjia e bojkotit nuk ben me kuptim ne kete shekull sepse eshte nje anakronizem i s' kualifikuar. Ajo shtoi se deputetet e mazhorances, presin qe kete sesion te punojne e te votojne bashke me deputetet e opozites per reforma te rendesishme. "Cdo gje qe i bashkon shqiptaret duhet te na bashkoje edhe ne me vote ne Parlament. Shqiperia eshte evropiane. Dhe shqiptaret duan te jene pjese e BE-se. Te gjithe deputetet duhet te votojne ligjet qe BE-ja i kerkon nga ne shqiptaret", theksoi kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, kur vizat u hoqen, u realizua vetem me votat e mazhorances, por per stacionet e tjera drejt BE-se duhet edhe vota e opozites. "Axhenda e ardhshme e Parlamentit, e ka emrin "reforma". Ftoj njerezisht koleget e opozites te punojme per to. Sinqerisht i ftoj te votojme bashke. Ne po hyjme ne vitin e trete te kesaj legjislature. Ne kemi privilegjin dhe mundesine te bejme hapa te tjera drejte BE-se", theksoi Topalli.
Bilanci i punes
Ne deklaraten e saj publike, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri edhe bilancin e punes per dy vitet e para te ketij institucioni. Sipas saj, ne vitin e pare Kuvendi miratoi 241 ligje. Ndersa ne vitin e dyte, i mbyllur ne korrik, miratuan 233 ligje e marreveshje, nder te cilat edhe ajo qe mundesoi levizjen e lire te shqiptareve ne Bashkimin Evropian. "Mes tyre, na presin disa ligje qe kerkojne votat edhe nga opozita. Disa nga keto ligje jane gati. Mjafton vetem qe te gjithe deputetet te cojne kartonin jeshil. Reforma zgjedhore kerkon me shume se kaq", u shpreh kryetarja.
Bilanci i punes
Ne deklaraten e saj publike, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri edhe bilancin e punes per dy vitet e para te ketij institucioni. Sipas saj, ne vitin e pare Kuvendi miratoi 241 ligje. Ndersa ne vitin e dyte, i mbyllur ne korrik, miratuan 233 ligje e marreveshje, nder te cilat edhe ajo qe mundesoi levizjen e lire te shqiptareve ne Bashkimin Evropian. "Mes tyre, na presin disa ligje qe kerkojne votat edhe nga opozita. Disa nga keto ligje jane gati. Mjafton vetem qe te gjithe deputetet te cojne kartonin jeshil. Reforma zgjedhore kerkon me shume se kaq", u shpreh kryetarja.