Linja të reja e korsi të rezervuara për paralizimin e trafikut
19/03/2010 Rama detajon masterplanin për transportin në kryeqytet
Kryeqyteti tashmë ka një masterplan të detajuar, ku përcaktohen masat që do të merren për paralizimin e trafikut dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes së qytetarëve. Gjatë prezantimit të këtij masterplani kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, ka pohuar se me ndihmën e ekspertëve të huaj është menduar që t’i jepet prioritet transportit publik, veçanërisht në zonën përreth qendrës. Për këtë do të shtohen jo vetëm linjat urbane, por edhe korsitë e veçanta për to. Sipas kryebashkiakut, ky projekt synon rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët, duke përmirësuar sistemin ekzistues të transportit publik, teksa parashikon edhe shtimin e rrjetit të linjave të reja. Zbatimi i masterplanit parashikohet të jetë afatgjatë, duke përfshirë ndërhyrje të njëpasnjëshme në rrjetin ekzistues të transportit publik si dhe ndërtimin e linjave të reja unazore. Faza e parë e zbatimit do të realizohet gjatë 2010-2011-s. Fillimisht do të ndërhyhet në rrjetin ekzistues të shërbimit, ku do të modifikohen 4 linja ekzistuese si dhe do të shtohen 2 linja të reja deri në fund të 2011-s. Sipas ekspertëve që janë marrë me hartimin e këtij masterplani, mendohet që korsitë e rezervuara për transportin publik do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, si dhe do të krijojnë më shumë siguri, do të sjellin ulje të kostos së shërbimit, respektim të orareve të shërbimit kundrejt frekuencës kohore. Megjithatë, plani parashikon që deri në vitin 2020 të përfundojnë më shume se 100 korsi të rezervuara për transportin publik dhe 88 km korsi të rezervuara për autobusët që lëvizin me një drejtim. Gjithashtu sistemi parashikon që përtej vitit 2020 të mendohet për ndërtimin e rrjetit urban hekurudhor, ku përfshihen 20 km binarë në zonë urbane. “Duke pasur në dispozicion të gjithë hartën e projekteve që duhet të nisim dhe realizojmë zbatimin e këtij masterplani, ne kemi në dorë instrumentin që na duhet për të përballuar sfidën e rritjes së lëvizjeve në qytet. Do të rritim cilësinë e transportit publik, cilësinë e lëvizjes dhe cilësinë e jetës”, - ka deklaruar Rama. Masterplani dhe projektet kryesore për 2010-2011-n do të ekspozohen për publikun në pavijonin e qelqtë në sheshin “Skënderbej” duke filluar nga muaji prill.