E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika belge, me krizën më të gjatë në historinë botërore

Belgjika ka shënuar rekord si vendi me krizën më të gjatë politike në historinë botërore moderne. Që pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme më 26 prill 2010, ku nuk pati një fitues më shumicë dërrmuese, partitë nuk po gjejnë konsensus për koalicione. Tani, pas 13 muajsh dështime në negociata, Mbreti Albert II në Belgjikë ka ngarkuar Elio Di Rupon, liderin e socialistëve frankofonë, për të formuar qeverinë e re. Emërimi i Di Rupos pritet të sjellë zhvillime pozitive për vendin europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›