Politika dhe Tirana zyrtare, nen alarm per "Thacin"
Reagim i menjehershem i krereve me te larte te shtetit dhe kreut te opozites, pas lajmit se banesa e Kryeministrit te Kosoves, Thaci, u be objekt sulmi me arme. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zhvilloi nje bisede telefonike me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, banesa e te cilit u be objekt i nje sulmi kriminal, qe vuri ne rrezik jeten e familjareve te tij. Presidenti Topi u interesua per gjendjen shendetesore te familjes Thaci dhe rreth ngjarjes se rende te dites se djeshme. Ne emer te Shtetit dhe qytetareve shqiptare, Presidenti i Republikes denoi ashper kete veprim kriminal, duke e konsideruar si nje sulm te qellimshem ndaj institucioneve te ligjshme te Kosoves ne nje cast shume te rendesishem te historise se saj. Gjate bisedes telefonike, Presidenti i Shqiperise i shprehu mbeshtetjen e plote Kryeministrit Thaci dhe te gjitha institucioneve demokratike te Kosoves, duke i inkurajuar ato qe te vazhdojne me vendosmeri zbatimin e detyrimeve kushtetuese per te ndertuar nje shtet te se drejtes dhe nje Kosove demokratike dhe evropiane. Kreu i shtetit shqiptar i shprehu Kryeministrit Thaci besimin se forcat e sigurise dhe te rendit ne Kosove do te zbardhin sa me pare shkaqet e kesaj ngjarjeje dhe do te nxjerrin perpara drejtesise autoret e vertete te ketij sulmi kriminal. Nga ana e tij, Kryeministri kosovar, Hashim Thaci, i shprehu Presidentit Topi falenderimet dhe mirenjohjen per vemendjen e mbeshtetjen ne nje moment te tille duke e siguruar se do vazhdoje detyren e tij me te njejten vendosmeri per te ardhmen evropiane te Kosoves. Menjehere ka reaguar dhe Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, teksa i telefonoi dje Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaci dhe denoi me ashpersi aktin e rende kriminal te kryer ndaj shtepise se Kryeministrit te Kosoves. Kryeministri Berisha i shprehu kreut te qeverise kosovare, Thaci, solidaritetin e tij per kete ngjarje te rende, e cila ka per qellim te destabilizoje situaten ne Kosove. Berisha shprehu gjithashtu besimin se autoritetet kompetente do te ndalojne dhe vendosin para ligjit te gjithe ideatoret dhe ekzekutuesit e ketij akti kriminal. Dhe kryetari i Rama i ka telefonuar Kryeministrit Thaci.
"Autoritetet kompetente duhet te ndalojne dhe vendosin para ligjit te gjithe ideatoret dhe ekzekutuesit e ketij akti kriminal per Kryeministrin Hashim Thaci dhe per Kosoven", deklaroi Rama.
Bamir Topi
"Denojme ashper kete veprim kriminal, duke e konsideruar si nje sulm te qellimshem ndaj institucioneve te ligjshme te Kosoves ne nje cast shume te rendesishem te historise se saj"
Sali Berisha
"Denojme me ashpersi aktin e rende kriminal te kryer ndaj shtepise se Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci. Ka per qellim te destabilizoje situaten ne Kosove. Autoret para ligjit"
Edi Rama-PS
"Autoritetet kompetente duhet te ndalojne dhe vendosin para ligjit te gjithe ideatoret dhe ekzekutuesit e ketij akti kriminal per Kryeministrin Hashim Thaci dhe per Kosoven".