Atentati, Thaci leshon apel ndaj politikes kosovare
Kryeministri i Republikes se Kosoves iu drejtua dje pasdite popullit me nje mesazh ne lidhje me ngjarjen e nje nate me pare, ku u sulmua banesa e tij. Ne shtepi ndodhej e shoqja dhe djali i tyre. Ata arriten te dalin pa demtime nga atentati terrorist.
Kryetari i qeverise se shtetit me te ri, iu drejtua keshtu kosovareve: "Te dashur qytetare te Republikes se Kosoves. Mbreme eshte sulmuar familja ime. Si cdo prind dhe bashkeshort, jam i lumtur qe familja ime eshte shendoshe dhe e sigurt". Thaci tregoi se menjehere pas ngjarjes dhe ne cdo minute, eshte duke marre "shume mesazhe solidariteti prej institucioneve dhe qytetareve te vendit, si dhe prej shume institucioneve dhe miqve nderkombetare". Ketu, Thaci shprehu mirenjohjen "per respektin dhe solidaritetin qe treguan".
Duke analizuar ngjarjen, nga e cila arriti te shpetoje i pademtuar, Kryeministri i tha qytetareve te Kosoves, se deshironte t'i siguronte qe "askush, nuk do te kete fuqi te cenoje pavaresine, rendin demokratik, sundimin e ligjit, lirine dhe sigurine e qytetareve te Republikes se Kosoves".
Ne kete pike, Kryeministri kerkoi "prej te gjithe qytetareve qe te vazhdojne te qete te japin kontributin e tyre per fuqizimin e shtetit tone te ri - ta ruajme unitetin qytetar dhe politik". Thaci theksoi se "vetem te bashkuar mund te kemi sukses".
Nderkohe, Kryeministri leshoi dhe nje apel politik: "Kerkoj prej te gjitha forcave politike qe bashkerisht te fokusohemi ne prioritetet tona shtetformuese". Ketu kreu i qeverise kujtoi faktin se brenda pak ditesh "vendi yne do te behet edhe me kushtetute" dhe shtoi: "Vlerat themelore te ketij akti me te larte juridik jane liria, siguria dhe prona e qytetareve". Thaci u perpoq te siguroje se "askush nuk do te mund t'i cenoje dhe kercenoje keto vlera".
Nderkohe, duke iu rikthyer atentatit ndaj familjes se vet, Kryeministri paralajmeroi: "Askush dhe as ky sulm nuk do te mund te ndale punen tone qe Kosova te behet nje shtet krenar brenda Bashkesise Evropiane dhe NATO-s". Por Kryeministri pranoi se "qe ta bejme kete realitet, na duhet pune edhe me e madhe ne luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar". Gjithsesi, shefi i qeverise pranoi se "kjo bart me vete edhe rreziqe", ndersa siguroi: "Une do te vazhdoj kete beteje kunder se keqes, edhe me me shume vendosmeri, per te miren e vendit dhe gjithe qytetareve".
Mesazhin e tij drejtuar qytetareve te Kosoves, Thaci e mbylli me premtimin: "Une si Kryeminister i Qeverise se Republikes se Kosoves, per asnje dite, dhe per asnje moment, nuk do te ndalem ne obligimet e mija si qytetar dhe Kryeminister, qe cdo familje e Kosoves, cdo qytetar i saj te ndjehet i sigurt ne pronen, shtepine dhe atdheun e vet".
Organizata e Veteraneve te Luftes se UCK
"Sulmi terrorist ndaj familjes se Kryeministrit eshte sulm ndaj gjithe Kosoves e ne vecanti ndaj cdo familjeje te veteraneve te luftes se UCK-se. I kujtojme te gjithe ata qe pergatisin akte te tilla terroriste se Kosova di te mbrohet, ashtu sic diti te clirohet nga okupatori dhe se sulmet e tilla do te marrin pergjigjen e merituar nga Veteranet e Luftes se UCK-se"