Arrestohet në Itali një shqiptar i shumë kërkuar

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rajonin e Xhenovas. Edison Malaj, 34-vjeç lindur dhe banues në Vlorë, u arrestua nga policia e shtetit fqinj për llogari të shtetit shqiptar. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, me vendim të Gjykatës së Rrethit të Vlorës, është dënuar në prill të vitit 2003 me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të "vjedhjes me armë me anë të dhunës". 34 vjeçari nga Vlora , i arrestuar pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, pas kryerjes së veprimeve proceduriale, do të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.
...