Klasa politike ruse akoma s’e ka vënë shpirtin në paqe për rënien e Murit të Berlinit
9 nëntor 1989, shembja e murit të Berlinit kuptohet mirë nga vendet oksidentale. Por jo nga Rusia. Ajo datë nuk ishte aq decisive për fatin e regjimit sovjetik dhe akoma sot debate intelektual në rusi nuk përballon çështjen e murit të Berlinit. Edhe pse janë shumë të detajuara, në rindërtimin e ngjarjeve që çuan në shembjen e Murit të Berlinit në Bashkimit Sovjetik nuk flitet pothuajse kurrë.
Ishte 1 gushti i vitit 1961 kur Hrushovi i komunikoi projektin Walter Ulbricht, që atëherë ishte lideri i Republikës Demokratike Gjermane (Lindore). Me 19 gusht të 1961, kur kishin kaluar 6 ditë nga fillimi i ndërtimit të murit, presidenti amerikan Kenedi dërgoi në Berlinin perëndimor një kolonë ushtarake me 1500 ushtarë amerikanë që kishin lënë Gjermaninë federale për të kaluar territorin e Gjermanisë demokratike, të cilët ishin në mënyrë konstante të monitoruar nga “vopos” gjermanë dhe grupet speciale sovjetike. Dukej se muri që ndante mëdysh Berlinin, do të ishte edhe pikënisja e konfrontimit ushtarak të dy blloqeve gjeopolitike të planetit.
Kodifikimi ideologjik i ndërhyrjes sovjetike u vulos nga e ashtuquajtura Doktrina Brezhnjev. Ai iu drejtua kongresit të Partisë së bashkuar të punëtorëve polakë, duke u thënë se “kur forcat armike të socializmit do tentojnë të devijojnë zhvillim e vendeve socialiste në drejtim të kapitalizmit, ky do të jetë një problem për të gjitha vendet socialiste”. Ishte 13 nëntori i 1968-s, viti i pushtimit të Pragës. Doktrina “Brezhnjev” u zgjerua edhe jashtë Paktit të Varshavës në 1979, me pushtimin sovjetik të Afganistanit. Vetëm një dekadë më vonë, kjo dogmë e hekurt e politikës së jashtme sovjetike u përgënjeshtrua hapur pikërisht nga Berlini. Pra doktrina e Brezhnjevit u shkurorëzua nga një doktrinë më e madhe siç ishte ajo “Sinatra”. Në udhën e fjalëve të këngës “My way”, zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Gennady Gerasimov, deklaroi në 25 tetor të 1989 në programin televiziv “Good Morning America”, se “çdo vend vendos se cilën rrugë do të marrë”.
Nga kongreset e mëdhenj orientalë në kutinë e vogël të Oksidentit: në të paktën dhjetë vjet Moska kishte ndryshuar marrëdhëniet me Evropën Lindore, duke kaluar nga një ndërhyrje ushtarake në një tërheqje totale. Muri i Berlinit ishte tashmë shumë larg nga Moska. Midis 1989-s dhe 1991-t, Bashkimi Sovjetik kalon dyvjeçarin më kompleks të historisë së vet, në mbarimin e të cilit, ai nuk do të ekzistonte më. Më 1989, gjatë muajit shkurt, Moska u tërhoq e mundur nga Afganistani, pasi Armata e kuqe u shemb nën gueriljen e muxhahidinëve. Lamtumira e Kabulit prodhoi një plagë në ndërgjegjen ruse, madje lindi një rrymë kinematografike për të kujtuar heroizmin e ushtarëve të rënë në Afganistan - filmi i fundit është më sukses të madh në 2005: “Kompania e Nëntë”, që mori edhe duartrokitjet e Putinit. Gjithmonë në shkurt të 1989-s, në vendet baltike shpërtheu një nacionalizëm indipendentist që Moska do të provojë, pa sukses, ta shtypë me dhunë. Shumë shpejt në Gjeorgji dhe në republikat e tjera kaukaziane do të përshkohej nga vala e nacionalizmit që po ashtu do të hapë luftëra etnike në një shkallë lokale. Është aty që hapet plaga e Çeçenisë. Në pjesën e brendshme, regjimi sovjetik do të marrë goditjen e fundit me 26 mars të 1989, data e zgjedhjeve të para pluraliste në historinë e Bashkimit Sovjetik dhe të Rusisë. Boris Jelçin del fitues. Gorbaçovi nis errësimin në jetën politike. Është një metamorfozë politike, institucionale për realitetin dhe identitetin rus. Më pas tragjedia e Çernobilit, lirimi i Saharovit dhe i disidentëve të tjerë, dënimi i stalinizmit, burg kundër drejtuesve më ortodoksë të PK-së sovjetike dhe reformat strukturale të institucioneve: në 1989, përpara Murit të Berlinit, kishte rënë muri i Bashkimit Sovjetik.
Është shumë e vështirë të gjesh një pikëpamje ruse mbi fundin e rënies së Murit të Berlinit. Energjitë ishin të koncentruara në ndryshimin epokal të Rusisë nga regjimi sovjetik - revolucioni, transformimi, tranzicioni? Janë këto fjalët kyçe përgjatë së cilës zhvillohet një debat i projektuar për të sheshuar, stabilizuar, institucionalizuar nga një pasazh shumë i dhunshëm. Ja përse nostalgjia për epokën komuniste, është kaq gjallë në botën kulturore të Berlinit dhe të ish-Gjermanisë demokratike, më shumë se në Moskë. Në 2006-n doli filmi i regjisorit rus Yulii Gusman: “Park sovetskogo perioda” (Parku i periudhës sovjetike). Tema kuptohej vetiu: në një alegori të “Jurassic Park”, afër Moskës po rindërtohej një park mrekullish me ikonat e gjalla të historisë sovjetike – një remake rus i filmit “Goodbye Lenin”.
Ky i fundit është berë një kult-movie, kurse i pari bëri fiasko, edhe pse ishte një përmbledhje e parabolës historike të Bashkimit Sovjetik. Sot identiteti sovjetik ka zhdukur lidhjet me Evropën Lindore. Në zonat e ish-Berlinit lindor ekziston akoma “Russen Disko”, diskoteka ruse, e menaxhuar nga Vladimir Kaminer, një rus i natyralizuar si gjerman. Por edhe këta rusë nuk arrijnë më të identifikohen me të kaluarën e tyre, duke e konsideruar gjithë këtë si një atraktivë turistike.
Paradoksalisht edhe gjermanët kanë njëfarë “Ostalgie”, nostalgji për lindjen komuniste, duke kërkuar një lidhje me Bashkimin Sovjetik, dhe jo e kundërta. Gjermania e bashkuar dhe Evropa u integruan shpejt. Pas 20 vitesh eksperimente, nga reformizmi i Jelcinit në një turbo-kapitalizëm të oligarkëve dhe të regjimit të Putinit deri në krizën me Medvedevin, Rusia po pyet ende veten se në cilin horizont po ecën.