E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika e jashtme e Iranit nuk do të ndryshojë

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 12:40

Vendimi i papritur i presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejad, për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Manushehër Motaki, nuk do të do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme ose bërthamore të Iranit.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, i cili theksoi: “Mendoj se nuk do të ketë as ndryshimin më të vogël në politikën bërthamore të Iranit, as në bisedimet e filluara nga Teherani me fuqitë e mëdha lidhur me çështjen e kundërshtuar bërthamore të Iranit".
"Vijat e përgjithshme të politikës së jashtme të Iranit janë përcaktuar në një nivel shumë të lartë dhe Ministria e Jashtme e zbaton këtë politikë", shtoi Mehmanparast.
Mottaki u shkarkua dje me anë të një letre nga Mahmud Ahmadinejad, teksa ndodhej në Senegal, ku do t’i përcillte presidentit të vendit një porosi nga kreu i shtetit iranian.
Në vend të tij, si ministër kalimtar, Ahmadinejad ka emëruar shefin e autoritetit bërthamor, Ali Akbar Salehin. Ndonjë shpjegim zyrtar për largim nga detyra të ministrit, që është në këtë post prej vitit 2005, nuk është dhënë. Mottaki është kritikuar kohët e fundit në Iran, për shkak se nuk ka evituar sanksionet e Kombeve të Bashkuara për shkak të mosmarrëveshjeve rreth programit bërthamor iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›