15 të humburit në lumin Tisa, hetime në Kosova
Ministria e Jashtme e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e zhdukjes së rreth 15 qytetarëve, për të cilët supozohet se janë mbytur në lumin Tisa. "Ne kemi arsye të besojmë se kjo ka ndodhur. Dhe një gjë e tillë na bëri të fillojmë të hetojmë rastin", ka thënë për AFP, zëdhënësja e misnitrisë Albana Beqiri. "Janë të shumtë ata që vijnë në Ministrinë e Jashtme për të kërkuar hollësi lidhur me të afërmit e tyre, të cilët kohët e fundit janë larguar nga vendi dhe ende nuk është konfirmuar mbërritja e tyre", ka thënë ajo. Beqiri ka thënë se ministria në Prishtinë është në kontakt me dikasterin përkatës të Hungarisë. "Autoritetet hungareze kanë kërkuar më shumë kohë për ta hetuar rastin dhe për të siguruar informata më të hollësishme", ka thënë zëdhënësja e ministrisë. Ka raporte se në kërkimet për zbardhjen e ngjarjes janë përfshirë policitë kufitare të Hungarisë dhe Serbisë.
Nga njoftimet e fundit, përfaqësues të institucioneve të Kosovës nuk kanë konfirmuar vdekjen e asnjë kosovari në lumin Tisa në Hungari, e madje as fundosjen e ndonjë barke, në të cilën supozohet se gjendeshin 19 persona. Por ajo që mundën të konfirmojnë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës është se, pas kontakteve me Budapestin zyrtar, është kuptuar se buzë lumit Tisa, para pak ditësh, janë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore shtetasi kosovar Blerim Rama dhe dy fëmijët e tij.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se autoritetet kosovare dhe ato hungareze po bashkëpunojnë për të qartësuar se çfarë ka ndodhur në lumin Tisa. Edhe Policia kufitare e Hungarisë, që prej 15 tetorit, është duke kërkuar në rajonin përgjatë kufirit midis Hungarisë dhe Serbisë te lumi Tisë, por deri më tainuk ka të dhëna për persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht. Reagimet e policisë kanë pasuar njoftimet e sotme të mediave se ka dyshime që 15 shqiptarë nga Kosova mund të jenë mbytur në Tisë, midis 14 dhe 16 tetorit, në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Hungari.