E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dita e 5 Majit, rifreskim i kujtimit te te reneve"

Presidenti Bamir Topi, e cilesoi Diten e Deshmoreve, 5 Majin diten ku rifreskohet kujtimi i te reneve per kombin. "Kjo dite e shenuar vjen si cdo vit tjeter, me nje simbolike te vecante. Sot eshte dita kur ne rifreskojme kujtimin e te reneve per kombin. Natyrisht vepra e tyre eshte nje veper e paharrueshme", u shpreh Presidenti. Ai theksoi se nje dite e tille, kujtohet me nje perkushtim te madh dhe me nje perulje te thelle, sepse gjithcka qe Shqiperia sot po arrin eshte patjeter veper dhe ne themel ka pikerisht vepren e tyre dhe gjakun e tyre. "Edhe nje here, i paharruar qofte kujtimi per deshmoret e atdheut", u shpreh kreu i shtetit. Pas vendosjes se kurores me lule ne nderim te te reneve, tek Monumenti i "Nenes Shqiperi", Presidenti Topi zhvilloi vizita dhe ne familjet e deshmoreve te kombit. Duke e permbyllur keshtu, aktivitetin e tij me rastin e Dites se Deshmoreve. Presidenti vleresoi aktin e pashembullt te sakrifikimit sublim per liri e per atdhe dhe u shpreh se duke perkujtuar vepren e tyre heroike, mbahet gjalle e percohet neper breza kujtimi i martireve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›