"Hajdari, heroi legjendar dhe lideri i dhjetorit '90"
Kryeministri Berisha i ndjekur nga perfaqesuesit e larte te Partise Demokratike zhvilloi dje homazhe prane memorialit te Tribunit te Demokracise, Azem Hajdari, ne kuader te Dites Kombetare te Rinise, 8 Dhjetor. Kreu i qeverise, e cilesoi Hajdarin lider te asaj levizjeje, e cila cliroi shqiptaret nga diktatura me e eger qe ata kane njohur ne tere historine e tyre. Ai tha se Azem Hajdari hyri ne historine e kombit si lideri i guximshem i Levizjes se Dhjetorit, e cila cliroi shqiptaret nga diktatura me e eger qe ata kane njohur ne tere historine e tyre. Kryeministri theksoi se liria qe lindi 18 vite me pare, lindi ne nje regjim terrori, shtypjeje te eger, por ajo u mbrojt dhe u rrit nga uragani i shpreses qe buroi nga rinia shqiptare dhe qytetaret shqiptare. "Ndaj ne sot nderojme, me krenare se kurre kete dite, heroin legjendar te saj, Azem Hajdarin, nderojme studentet liberatore, te cilet me te drejte, ato dite dhjetori u quajten nga qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise si engjejt e demokracise", tha Berisha. Sipas tij, ne kete dite duhet te tregohet nje nderim i thelle edhe per bashkepunetoret dhe shoket dhe shoqet te tij studente.