E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rama, i vone ne PD, me avokatin krijuan partine Kristian-Islamike"

Kreu i mazhorances nuk ka munguar te shigjetoje kryetarin socialist ne lidhje me qendrimin e tij ndaj Levizjes se Dhjetor '90. Kryeministri Sali Berisha gjate homazheve qe zhvilloi ne memorialin e ish-liderit te Dhjetorit, Azem Hajdari foli per karrieren e hershme politike te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas kreut te mazhorances, i cili eshte edhe nje nga themeluesit e PD-se 18 vite me pare, Edi Rama erdhi pas dhjetorit te '90-es ne PD, duke qene se ai u pengua fillimisht, sepse ai ishte nipi i Byrose Politike dhe biri i Komitetit Qendror. Ne kete kuader sipas Berishes, kreu aktual i PS-se se bashku me deputetin e pavarur, Spartak Ngjela krijuan nje parti te cuditshme, te quajtur "KIS", por qe sipas Berishes, kjo parti nuk kishte asnje te perbashket me puthjen. "Ajo ishte Partia Kristian-Islamike, qe e themeloi se bashku me avokatin dhe tre te tjere. Me krijimin e asaj partie ata bene nje veprim jashtezakonisht te mbrapshte, sepse kerkuan te perziejne fene me partite, me shtetin", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se kjo parti e krijuar prej tyre, shkaktoi shume probleme per faktin se kisha e xhamia jane te ndara nga shteti. Ne kete menyre kryeministri Berisha per here te pare foli edhe per te kaluar politike te rivalit te tij politik ne krye te Partise Socialiste, Edi Rama. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›