E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit: S'na shperblyen

Ish te perndjekurit politike do te "luftojne" sot ne Gjykate Kushtetuese per te rrezuar si antikushtetues, ligjin per "Demshperblimin e te denuarve politike te regjimit komunist". Kryetari i shoqates se ish te perndjekurve, Kurt Kola tha dje per gazeten "Koha Jone", se mbrojtja do te jete e thjeshte, pasi qeveria sipas tij ka shkelur ligjet qe ka hartuar vete. "Jo vetem qe nuk duan te na demshperblejne, por duan te na marrin dhe ato qe na kane dhene qe nga viti 1991 e deri me sot", tha Kola. Ai sqaroi, se me aktet e reja normative qe ka nxjerre ekzekutivi, ish te perndjekurit detyrohen qe tek formulari qe plotesojne, te shenojne dhe cfare kane perfituar deri me sot, qe t'ju llogaritet si demshperblim. "Pra duan te na marrin dhe letrat me vlere qe na kane dhene, per te na lene pa gje fare. Po me te tilla menyra, nje ish i perndjekur qe ka vuajtur 5 vjet burg, jo qe nuk demshperblehet, po hyn ne borxh me shtetin", tha Kola. Sipas tij, me hapat qe po ndermerr qeveria nuk ka mundesi demshperblimi per kete kategori, ndaj e drejta duhet te vendoset ne vend. Ish te perndjekurit politike, nuk kane me besim se do te demshperblehen ndonjehere nga shteti, per vuajtjet qe kane kaluar e burgimin e denimin pa shkak. Madje Kola nuk pajtohet as me variantin e fundit te ekzekutivit, qe te perndjekurit te perfitojne nga 1/10 e privatizimeve qe do te behen. Ne Ministrine e Drejtesise, eshte ngritur nje grup pune me 21 specialiste, te cilet po merren me shqyrtimin e kerkesave te depozituara per demshperblim nga ish te perndjekurit politik.

Nje miliarde leke eshte fondi qe qeveria ka parashikuar per demshperblimin e ish te perndjekurve per kete vit. Ai ende nuk eshte shperndare per kete kategori. Nuk eshte percaktuar as radha dhe forma e kompensimit.

Dosjet te dorezohen deri ne 31 dhjetor

Ministria e Drejtesise do te mbaje hapur dyert per te perndjekurit, qe te dorezojne dosjet e tyre per demshperblim, deri ne fund te ketij viti. Ky institucion do te prese deri ne 31 dhjetor qe te gjithe ish te perndjekurit politike, te depozitojne dosjet e tyre me dokumente origjinale, ku te vertetojne vitet qe jane ndeshkuar nga sistemi dhe perndjekjen e bere nder vite. Prej muajsh kjo procedure vijon, dhe nje numer shume i larte kerkesash per demshperblim eshte bere ne zyren e ngritur per kete ceshtje ne Ministrine e Drejtesise. Pas perfundimit te nje procesi te tille, hapet rruga per demshperblimin e tyre


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›